Job Overview
AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ”Marea Resort” (Kavajë), ”Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), ”Plazhi i Gurtë” (Qeparo), ”Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe ”Meshtekna” Brezovice. Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në sektorin e financës në pozicionin: Magazinier Magazinieri është përgjegjës për të ruajtur e mirëmbajtur mallrat e magazinës si edhe për të realizuar veprimet e nevojshme për marrjen e tyre në dorëzim ose për nxjerrjen e tyre nga magazina.
Detyrat
Menaxhon dhe kryen me sukses çdo proçes që lidhet me magazinimin e materialeve të ndryshme të kompanisë.
– Kontrollon të gjitha materialet dhe produktet fizikisht që hyjnë dhe dalin në hapësirën që ka nën përgjegjësi.
– Kujdeset për mirëmbajtjen e magazinës dhe administrimin e materialeve.
– Realizon ruajtjen e dokumentacionit të mëparshëm si dhe atij aktual sipas standardeve të kompanisë.
– Kontrollon sasinë edhe cilësinë e materialeve duke realizuar krahasime të çmimeve për periudha të ndryshme nga furnitorë të ndryshëm.
– Përgatit raporte për Menaxherin Financiar në të cilën pasqyron punët e realizuara, problematikat e ndryshme dhe detyrat e tjera që mund të krijohen në lidhje me ketë profil pune.
Kualifikimet
– Kandidatët duhet të kenë përfunduar shkollën e lartë, preferohen në Fakultetin Ekonomik.
– Duhet të kenë të paktën 3 vjet eksperiencë pune si Magazinier ose në profile të ngjashme.
– Të ketë aftësi të mira të ”Paketës Office”, si edhe të përdorë Programin financiar ”Alpha Business”.
– Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punuarit në grup.
Aplikantët e interesuar të dërgojnë CV-të e tyre në adresen tonë të emailit: hr@agikons.com Nr. Kontakti: 068 40 52 085. Bllokur Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
Job Detail
-
Career LevelOthers
-
Experience3 Years
-
GenderMale
-
INDUSTRYManagement
-
QualificationDiploma