Magazinier

Application deadline date has been passed for this Job.
This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: December 7, 2021
  • Applications 0
  • Views 53
Job Overview

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit nëShqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet mëkonkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuarshumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ”MareaResort” (Kavajë), ”Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), ”Plazhi i Gurtë” (Qeparo),”Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe ”Meshtekna” Brezovice.

Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në sektorin e financës në pozicionin: Magazinier për në Hamallaj.

Detyrat

Përgjegjësit:
Magazinieri është përgjegjës për të ruajtur e mirëmbajtur mallrat e magazinës si edhe për të realizuar veprimet e nevojshme për marrjen e tyre në dorëzim ose për nxjerrjen e tyre nga magazina.

  • Menaxhon dhe kryen me sukses çdo proçes që lidhet me magazinimin e materialeve të ndryshme të kompanisë.
  • Kontrollon të gjitha materialet dhe produktet fizikisht që hyjnë dhe dalin në hapësirën që ka nën përgjegjësi.
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e magazinës dhe administrimin e materialeve.
  • Realizon ruajtjen të dokumentacionit të mëparshëm si dhe atij aktual sipas standardeve të kompanisë.
  • Kontrollon sasinë edhe cilësinë e materialeve duke realizuar krahasime të çmimeve për periudha të ndryshme nga furnitorë të ndryshëm.
  • Përgatit raporte për Manaxherin Financiar në të cilën pasqyron punët e realizuara, problematikat e ndryshme dhe detyrat e tjera që mund të krijohen në lidhje me ketë profil pune.

Kualifikimet

  • Të ketë aftësi të mira të ”Paketës Office”, si edhe të përdorë Programin financiar ”Alpha Business”.
  • Kandidatët duhet të kenë përfunduar shkollën e lartë, preferohen në Fakultetin Ekonomik.
  • Duhet të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë pune si Magazinier ose në profile të ngjashme.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punuarit në grup.

Aplikantet e interesuar te dergojne CV-ne e tyre ne adresen tone te emailit: hr@agikons.com

Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1, Selitë, Tiranë.
Nr. Kontakti: 068 40 52 085.

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience3 Years
  • GenderMale
  • INDUSTRYFinance
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.