Mekanik – Elektroauto

Punajuaj
  • Post Date: January 12, 2022
  • Apply Before: May 13, 2022
  • Applications 0
  • Views 3
Job Overview

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ”Marea Resort” (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brezovice.

Në kuadër të zhvillimit të saj kërkon të punësojë: Mekanik – Elektroauto, do të jetë përgjegjës për mbarëvatjen e proçeseve të mjeteve të rënda në fushën e ndërtimit.

Detyrat

  • Tekniku Elektro-Mekanik do të jetë përgjegjës për montimin, eliminimin e defekteve gjatë montimit, mirëmbajtjen, riparimin e makinave sëbashku me komponentët e tyre si edhe të pajisjeve mekanike të makinerive.
  • Kontrollon dhe kujdeset për të gjitha pajisjet e sistemit elektrik, mekanik, hidraulik të mjeteve të rënda.
  • Garanton funksionimin e makinerive, duke realizuar kontrolle periodike të automjeteve.
  • Realizon raportime periodike mbi problemet teknike dhe organizative për punën e bërë.

Kualifikimet

  • Të ketë mbaruar shkollën e mesme në profilin Mekanik.
  • Të ketë minimumi 5 vite eksperiencë pune me mjete të rënda.
  • Të njohë shumë mirë sistemet hidraulike dhe elektrike.
  • Të ketë leje drejtimi.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punuarit në grup.

Aplikantët e interesuar mund të na dërgojnë CV në adresën e email: hr@agikons.com ose të na kontaktojnë në numrin tonë të cel: 0684052085.

Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”  A0/1, Selite, Tirane.

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience5 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.