Job Overview
Menaxher Blerjesh dhe Prokurimesh
Era kërkon Menaxhues të departamentit të Blerjeve dhe Prokurimeve në fushën e Prodhimit, Catering-ut dhe Shërbim Restoracioni. Eksperienca dhe aftësitë administrative për të menaxhuar dhe drejtuar departamentin e Blerjes dhe Prokurimeve janë kriteret kryesore dhe fokusi ynë. Bëhuni pjesë e familjes ERA!
Kandidati duhet të plotësojë këto kritere/kushte:
- Të ketë diplomë universitare, (preferohet Fakulteti Ekonomik);
- Të ketë eksperiencë në fushën e menaxhimit të (blerjeve, furnitorëve, prokurimeve), (1-3) vjet;
- Aftësi për të përcaktuar prioritete dhe për të planifikuar punën në mënyrë efektive;
- Të zotërojë etikë dhe integritet të lartë profesional;
- Të ketë aftësi shumë të mira drejtimi, komunikimi dhe negocimi;
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
- Të ketë aftësi kompjuterike të paketës MS Office;
- Të zotërojë leje drejtimi për automjet;
- Preferohet mosha (25-50) vjeç;
Detyrat
Detyra/Përgjegjësi:
- Drejton departamentin e blerjeve dhe prokurimeve;
- Njeh mirë gamën e produkteve të sektorit që mbulon dhe menaxhon politikat komerciale të kompanisë sipas strategjive;
- Siguron furnizimet e nevojshme sipas nevojave të kompanisë duke marrë në konsideratë aspektet financiare dhe logjistike të furnizimit;
- Menaxhon marrëdhëniet me furnitorët, kontratat dhe zbatimin e tyre sipas kushteve të përcaktuara;
- Studion tregun, menaxhon ndryshimet e cmimeve dhe ofron zgjidhje për cdo problematikë të mundshme;
- Kryen blerjet për departamentin e Prodhimit, Teknikën dhe blerjet Administrative;
- Bashkëpunon me dapartamentin Teknik dhe të Prodhimit për specifika mbi produktet dhe shërbimet që duhen sipas nevojave të kompanisë;
- Përgatit raporte periodike mujore dhe vjetore të punës;
Ju lutem dergoni CV-ne tuaj ne adresen e email-it: eshqypi@era.al
Job Detail
-
Career LevelOthers
-
Experience3 Years
-
GenderBoth
-
INDUSTRYManagement
-
QualificationDiploma