Menaxher Dyqani

Punajuaj
  • Post Date: January 5, 2022
  • Apply Before: May 6, 2022
  • Applications 0
  • Views 6
Job Overview

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.  

Kidzone shpk është pjesë e Balfin Group i specializuar në shitje me pakicë ku tregton në ambientet e tij artikuj të ndryshëm për femijë si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtepinë tuaj. 

Pozicioni: Menaxher Dyqani

Departmenti: Operacional

Vendodhja: Durrës

Përmbledhja e Pozicionit: 

  • Një Menaxher Dyqani është përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e të gjithë proceseve operacionale dhe vendimarrjen në dyqan.
  • Ai/ Ajo kujdeset për aplikimin korrekt të standardeve të kompanisë, optimizimin e shitjes, rritjen e rendimentit të njësisë që ai/ ajo drejton, zhvillimin profesional të ekipit të tij/saj dhe prezencën e markës në sytë e klientit duke ofruar një shërbim të shkëlqyer që tejkalon pritshmëritë e klientit.

Detyrat

  • Menaxhon dhe monitoron stokun e dyqanit në tërësi, si të marketit edhe të magazinës duke u kujdesur për sigurinë e produktit;
  • Monitoron ekspozimin e produkteve dhe zbaton politikat e merchandise-in në dyqan duke marrë rol aktiv në procesin e vendimarrjes;
  • Kontrollon pranimet e furnizimeve, transfertave, dhe levizjet e tjera të stokut nga palët e treta;
  • Kontrollon dhe sigurohet që në dyqan çmimet gjithmonë të jenë të sakta dhe të implementuara bazuar në standardet e kompanisë;
  • Përgjegjës për koordinimin e veprimeve në kasë (hapje mbyllje, postime ditore, numërim kasaforte, shpërndarje monedhash) dhe mirëfunksionimin e tyre ne mungesë të supervizorit të arkave ose kur e shikon të nevojshme.
  • Koordinon punën e punonjësve operacional, supervizorëve, merchandiserit, si dhe price specialist; Harton me kujdes orarin e punës për të gjithë stafin e dyqanit bazuar në proçedurën e brendshme të kompanisë dhe në një planifikim sa më efiçent të proçeseve operacionale;
  • Është përgjegjës për trajnimet e stafit të të gjitha niveleve brenda dyqanit, kujdeset për efektivitetin e trajnimit, shpejtësinë dhe cilësinë e përshtatjes të stafit të ri;
  • Merr masa administrative brenda kompetencës së vet për shkelje të standardeve të kompanisë dhe procedurave të brendshme në bashkëpunim me departamentet përkatëse;
  • Njeh më së miri produktet e dyqanit duke perfshirë shumëllojshmërinë, sasinë, llojet dhe vetitë e tyre dhe trajnon stafin në lidhje me këto;
  • Njeh më së miri aftësitë dhe mangësitë e ekipit të tij dhe perpiqet në menyrë aktive për përmirësimin e vazhdueshëm të ekipit;
  • Raporton cdo incident në lidhje me klientët dhe ndihmon në zgjidhjen e tij përfundimtare;
  • Përpilon dhe përgatit raporte të ndryshme të kërkuara nga eprori ose nga departamentet e Zyrave Qendrore.

Kualifikimet

Kërkesat:

Edukimi: Arsim i lartë

Eksperiencat e punës: Të paktën dy vite përvojë në menaxhim (Retail përbën avantazh)

Kualifikime të tjera:

  • Njohja e gjuhës Angleze dhe/ose gjuhë të tjera;
  • Njohja e paketës Microsoft Office në nivel të avancuar.

Aftësi të tjera:

  • Aftësi organizative dhe drejtuese;
  • Aftësi monitoruese dhe motivuese;
  • Aftësi për të punuar me të gjitha mjetet e punës të nevojshme për operimin efikas në pozicionin përkatës;
  • Aftësi për t`u përballur me situata të ndryshme të momentit;
  • Aftësi për të krijuar besim te kolegët dhe eprorët.

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Mënyra e aplikimit*: Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem të dërgoni CV-në në adresën elektronike hr@jumbo.al 

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Job Detail
  • Career LevelManager
  • Experience2 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.