Menaxher/e Dyqani

Punajuaj
  • Post Date: December 22, 2021
  • Apply Before: May 20, 2022
  • Applications 0
  • Views 17
Job Overview

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon,
i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve
dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Pozicioni: Menaxher Dyqani
Grada:8
Departmenti: Operacional
Vendodhja: Durres
Përmbledhja e Pozicionit: Të sigurojë nëpërmjet menaxhimit të kostove direkte përfitueshmëri pozitive të dyqanit. Është përgjegjës për mirëmbajtjen e dyqanit, cash-it, blerjet, shërbimin ndaj klientit, etj.

Detyra dhe Përgjegjësi:
– Të mbajë nën kontroll kostot direkte të dyqanit;
– Të supervizojë procesin e porositjes;
– Menaxhim i nivelit të stokut dhe marrja e vendimeve të rëndësishme për kontrollin e stokut.
– Të menaxhojë nëpërmjet sistemit FIFO vendosjen e produkteve në rafte;
– Të respektojë planogramat e caktuara nga Departamentet përkatëse;
– Prezantimi në kohë dhe në kushte sa më optimale të aktiviteteve promocionale;
– Përgjegjësia për cash-in dhe transaksioni i tij në bankë;
– Të motivojë, mbështesë dhe trajnojë stafin e dyqanit duke ofruar siguri teknike të mallrave dhe të njerëzve;
– Të mirëpresë shqetësimet, sugjerimet dhe ankesat e klientëve dhe t’i përcjellë në varësi të problemit tek departamentet përkatës;
– Të sigurojë kushte sa më të mira shitjeje për departamentet e freskëta;
– Kontrollon respektimin dhe aplikimin e standardeve të përcaktuara të higjienës në dyqan;
– Të bashkëpunojë me kolegët dhe klientët për të identifikuar dhe/ose zgjidhur çeshtjet urgjente.

Kërkesat:
a. Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare.
b.Eksperiencat e punës: 3 vite pune në dyqan shitje me pakicë.
c. Kualifikime të tjera:
– Të zotërojë aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office;
– Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
– Të ketë marrë pjesë në trajnime në lidhje me menaxhimin, shitjen, etj.
d. Aftësi të tjera:
– Aftësi për të punuar në skuadër;
– Aftësi për të drejtuar, marrë vendime dhe planifikuar;
– Aftësi për të komunikuar me partnerë dhe klientë;
– Aftësi për t’i siguruar klientit një shërbim efikas në çdo situatë.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit  hr@spar.al  duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Job Detail
  • Career LevelManager
  • Experience3 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.