Menaxher/e dyqani WELL

Application deadline date has been passed for this Job.
This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: November 11, 2021
  • Applications 0
  • Views 99
Job Overview

WELL Sh.p.k., me Zyra Qendrore në Autostradën Tiranë – Durrës, km 12, për rrjetin e tij drugstore kërkon të rekrutojë për qytetin e Tiranës punonjës të kualifikuar në pozicionin:  Menaxher Dyqani(F/M)

Menaxheri i dyqanit është përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të dyqanit dhe mbarevajtjen e tij në përputhje me standartet e vendosura nga kompania dhe punëdhënësi.

Detyrat

  • Menaxhimi dhe motivimi i stafit si dhe ndjekja me rigorozitet e disiplinës në punë;
  • Maksimizimi i produktivitetit të dyqanit, fokusi tregtar dhe ndërmarrja e veprimeve për të arritur nivelin më të lartë të përfitueshmërisë së dyqanit;
  • Vendosja dhe mirëmbajtja e standardeve të larta për paraqitjen e dyqaneve dhe tregtimin vizual në përputhje me standardet e kompanisë;
  • Menaxhon dhe kontrollon nivelin e stokut;
  • Mban përgjegjësi për inventarin;
  • Mbledhja, filtrimi dhe dërgimi i porosive ditore;
  • Zgjerimi i klientelës, nëpërmjet sjelljes së risive dhe rritja e ndërgjegjësimit për brand-in e kompanisë;
  • Raportimi mbi ecurinë e punës;
  • Organizon punën për realizimin e objektivave sipas afateve kohore, analizon dhe raporton rezultatet e arritura;
  • Organizon punën për mënjanimin e skadencave të mallrave dhe zbatimin e parimit FIFO për shitjen e tyre;

Kualifikimet

  • Diplomë Universitare në Biznes, Ekonomik, Marketing, Financë;
  • Përvojë e mëparshme në pozicione të ngjashme jo më pak se 3 vjecare;
  • (Eksperienca në Retail është avantazh);
  • Aftësi shumë të mira njohëse të gjuhës Angleze, në komunikim verbal dhe të shkruar;
  • Aftësi përdoruese të paketës MS Office;
  • Ndërveprimi në biznes dhe shitje;
  • Fleksibël me oraret (punë me turne)

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën: well.rekrutime@alkosgroup.al dhe/ose o.cela@alkosgroup.al 

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Job Detail
  • Offerd Salary0- £15,000
  • Career LevelOthers
  • Experience3 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.