Menaxher/e e Burimeve Njerëzore

Punajuaj
  • Post Date: November 19, 2021
  • Apply Before: January 18, 2022
  • Applications 0
  • Views 3
Job Overview

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ”Marea Resort” (Kavajë), ”Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), ”Plazhi i Gurtë” (Qeparo), ”Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe ”Meshtekna” Brezovice. 
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj, në pozicionin: Menaxher/e e Burimeve Njerëzore.

Menaxhere e Burimeve Njerëzore është përgjegjës për përgatitjen, zhvillimin dhe funksionimin e të gjitha programeve të burimeve njerëzore duke përgatitur strategjitë për trajnimin, zhvillimin e personelit, matjen e performancës, përgatitjen e procedurave etj.

Detyrat

-Zhvillon strategjitë për menaxhimin e burimeve njerëzore të kompanisë.
-Menaxhon punonjësit e kompanisë që të zbatojnë rregulloren e kompanisë, duke i informuar për të drejtat dhe detyrimet që kanë.
-Udhëheq procesin e sistemit të vlerësimit të performancës si edhe të punonjësve që përfundojnë periudhën e proves, duke njoftuar përpara afatit Eprorët e tyre.
-Në varësi të rezultatit, komunikohet ndërprerja e kontratës sipas kodit të punës ose vazhdimësia e saj dhe vlerësimit monetar.
-Udhëheq procesin e rekrutimit për pozicionet e punës për secilin departament të kompanisë dhe kompanive të grupit.
-Zhvillon strategjinë e publikimit të njoftime të punës në portalet online dhe në shtypin e shkruar (vetëm për njoftimet e punës) sipas kategorisë të pozicionit të punës.
-Formulon kontratat e bashkëpunimit me këto kompani, të shqyrtuara më parë nga departamenti ligjor dhe ndjek procesin e likujdimit të faturave.
-Harton njoftimet e punës për pozicionet vakante duke u bazuar në përshkrimin e punës dhe përcakton portalet e publikimit sipas njoftimeve.
-Harton long list të kandidatëve që do të intervistohen.
-Realizon intervista me kandidatët e përzgjedhur së bashku me Drejtorin e Departamentit/Sektorit.
-Zhvillon së bashku me Drejtuesin e Departamentit ”Induction Programme”, program i cili udhëheq dhe orienton procesin e integrimit të punonjesve që fillojnë punë në kompani së bashku me dokumentat përkatëse për dosjen e tyre personale.
-Harton dhe zhvillon procedurat e kompanisë për secilin departament.
-Dërgon të dhënat e punonjësve për t’i rregjistruar dhe çrregjistruar skema e punësimit, sipas afateve dhe procedurave dhe ja dërgon Departamentit të Financës.
-Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera të kompanisë për çeshtjet e menaxhimit të stafit me qëllim ruajtjen dhe krijimin e një mjedisi pune zhvilluese dhe dinamike.
-Plotëson rregjistrat fizik me të dhënat e punonjësve për kontributet e derdhura të çdo muaji.
-Harton dhe përditëson Grafikun e Lejes Vjetore për punonjësit e kompanisë.
-Realizon raport mujor për veprimtarinë e punës.

Kualifikimet

-Të ketë përfunduar Arsimin e lartë në Shkencat Ekonomike, Shoqërore, etj.
-Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore.
-Të ketë aftësi shumë të mira rekrutuese.
-Të ketë eksperiencë në shkrimin dhe hartimin e procedurave.
-Të ketë njohuri shumë të mira të ”Paketës Office”.
-Të zotërojë gjuhën Angleze dhe Italiane.
-Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
-Të ketë aftësi shumë të mira analitike, organizative, menaxheriale.
-Të ketë aftesi të mira të punuarit në grup.

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV në adresën e email: hr@agikons.com
Nr. Kontakti; 068 40 52 085.  Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Job Detail
  • Offerd Salary0- £15,000
  • Career LevelManager
  • Experience5 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.