Menaxher/e Payroll-i

Application deadline date has been passed for this Job.
This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: December 14, 2021
  • Applications 0
  • Views 10
Job Overview

NJOFTIM PUNE Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
SPAR Albania
 është pjesë e BALFIN Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Pozicioni: Menaxher/e Payroll-i
Departamenti: Burime Njerëzore
Grada: 12
Vendodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Është përgjegjës/e për mbajtjen e të dhënave dhe mbikëqyrjen e kompensimeve të punonjësve. Përgjegjës/e për një sërë procesesh pune që lidhen me Departamentin e Financës.

Detyrat

Përgjegjësitë kryesore:
-Menaxhon dhe zbaton me korrektësi borderonë e pagave të kompanisë duke dizenjuar sisteme; shkruar dhe përditësuar politikat dhe procedurat që drejtojnë mbledhjen, llogaritjen dhe regjistrimin e të dhënave në përputhje me kuadrin ligjor.
– Përgatit raporte duke përpiluar përmbledhje të të ardhurave, taksave, zbritjeve, lejeve, paaftësisë dhe pagave jo të tatueshme.
-Zbaton dhe administron një program konkurrues të përfitimeve të punonjësve. Në mënyrë efektive komunikon vlerën e përfitimeve të gjera për punonjësit si pjesë e kompensimit të tyre total.
– Arritjen e objektivave financiare duke parashikuar kërkesat; dorëzimin e informacionit për përgatitjen e buxhetit; caktimin e shpenzimeve; kostot e monitorimit; duke analizuar ndryshimet.
– Kontrollon koston e Punës dhe merr përgjegjësinë e plotë për ekzekutimin e linjave përkatëse të buxhetit.
– Nxit proceset e menaxhimit të performancës dhe përafron programet e kompensimit si përqasje ndaj kulturës së performancës.
– Shqyrton në mënyrë periodike procedurat dhe politikat e Burimeve Njerëzore për t’u përditësuar me tregun dhe zhvillimet ligjore.
– Zhvillon dhe monitoron Metrics të nevojshme HR për të matur progresin e aktiviteteve të burimeve njerëzore nën përgjegjësinë e tij / saj.
-Mbikëqyr dhe siguron përputhshmërinë e brendshme / të jashtme në të gjithë zonën e marrëdhënieve të punonjësve duke përfshirë operacionet administrative të BNj.
– Siguron pajtueshmëri të plotë në lidhje me menaxhimin e aseteve të stafit të kompanisë dhe departamenteve gjatë gjithë ciklit të aktiveve duke zhvilluar dhe menaxhuar proceset dhe raportet e ndryshme.

Kualifikimet

Kërkesat:
Edukimi: Të ketë kryer studimet e larta ne degët Matematikë ose Ekonomi.
Eksperiencat e punës: Të ketë minimumi 2 vite eksperiencë pune të ngjashme.
Kualifikime të tjera:
• Aftësi shumë të mira analitike për llogaritjet e ndryshme të payroll-it;
• Aftësi shumë të mira komunikimi të shkruar dhe verbal;
• I/e vetëmotivuar dhe i/e orientuar drejt rezultateve;
• Aftësi për ti dhënë prioritet cështjeve me rëndësi dhe për të menaxhuar kohën;
• Aftësi për të ruajtur konfidencialitetin për të dhënat e pagave dhe dosjeve të stafit;
• Njohuri shumë të mira të Excel-it.
Aftësi të tjera
:
• Aftësi për të punuar në skuadër;
• Aftësi për tu përshtatur dhe për të qenë fleksibël;
• Aftësi për të punuar e mënyre të pavarur dhe nën supervizim minimal;

Mënyra e aplikimit*:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin, online nëpërmjet faqes së Web-it Spar.al, ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience2 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYFinance
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.