Menaxher/e Projekti

Application deadline date has been passed for this Job.
This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: December 23, 2021
  • Applications 0
  • Views 1
Job Overview

ALUFLOR mundëson ndërtimin e fasadave të teknologjisë së lartë, dritareve dhe dyerve duke përdorur sisteme të profileve të aluminit, pajisje të përpunimit, aksesorëve dhe ekspertizë teknike të cilësisë më të lartë. Për më tepër ALUFLOR ka vendosur standarde të larta teknologjike në industrinë e ndërtimit. Përfitimi funksional i markës qëndron në zgjidhjet më të mira teknike. Aluflor po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin: “Menaxher/e Projekti”.

Detyrat

  • Të planifikojë, ekzekutojë dhe finalizojë zbatimin e projekteve sipas afateve kohore dhe brenda buxhetit të projektit, pra sipas projekt-preventivit;
  • Duhet të sigurojë dhe interpretojë informacionin teknik dhe financiar në kompani dhe jashtë saj në funksion të realizimit të projektit;
  • Të detajojë dhe kthejë në plan pune objektivat e projektit dhe të mbikëqyrë zbatimin, respektimin e buxhetit dhe të cilësisë nga fillimi deri në përfundimin e projektit;
  • Të zbatojë strategji dhe vlerësime për të reduktuar kostot;
  • Të përfaqësojë kompaninë me palë të treta për temat e lidhura me projektin;
  • Të mbikqyrë dhe të sigurojë, raportojë dhe mbajë përgjegjësi edhe për performancën e ekipit/stafit të projektit;
  • Të raportojë përpara investitorit dhe CEO të kompanisë në mënyrë periodike në varësi të kërkesave të projektit;
  • Të zhvillojë fushata prokurimi periodike sipas nevojave për produkte të kompanisë dhe të projektit si dhe fushata periodike kontrolli të kushteve të tregut – cilësi dhe ҫmim të materialeve që po merren sipas kontratave ekzistuse;
  • Pas fushatave të prokurimit të finalizojë dhe të ndjekë lidhjen e kontratës me furnitorë të rinj ose ekzistues;
  • Të bëje porositë e materialeve dhe grupeve të punës për projektin dhe të ndjekë realizimin e tyre;
  • Të përgatisë Dokumentacionin Teknik dhe Administrativ të projekteve;

Kualifikimet

Edukimi: Të ketë mbaruar Fakultetin Ekonomik, Arkitekturë, Inxhinieri Ndërtimi dhe Menaxhim Biznesi. Një diplomë pasuniversitare përbën avantazh.
Eksperiencë Pune: Të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë pune dhe preferohet në sektorin e ndërtimit të fasadave.
Aftësi:

  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
  • Të ketë njohuri shumë të mira rreth dokumentacioneve teknike, financiare dhe tekniko-finaciare të kompanive të ndërtimit;
  • Të ketë aftësi menaxheriale në komunikim, në blerje e shitje, në ndërtimin dhe ndjekjen e zbatimit të kontratave etj;
  • Të përdorë mirë programet bazë Office, Outlook etj;
  • Avantazh përbën njohja e programit Alfa Bussines dhe AUTOCAD.

 

E-mail: recruit@aluflor.com
Adresa: Rr.”Xhanfize Keko”, Ish-Profarma, Porcelan, Tirane

Job Detail
  • Career LevelManager
  • Experience5 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.