Menaxher i Marrëdhënieve me Klientët Biznes

This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: November 15, 2021
  • Apply Before: January 14, 2022
  • Applications 0
  • Views 6
Job Overview

Union Bank është një bankë private me kapital 100% shqiptar me aksioner kryesor UFT. Që prej fillimit të aktivitetit në 2006, Union Bank ka shënuar rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 600 milion EUR asete. Nëpërmjet një rrjeti prej 32 degësh dhe mbi 50 ATM, banka u shërben me mijëra klientëve që i kanë besuar financat e tyre personale dhe të biznesit dhe na kanë vlerësuar për shërbim cilësor dhe fleksibilitet. Ne jemi krenarë për standartet e larta të shërbimit të klientëve dhe vazhdojmë ti përmirësojmë ato. Union Bank numëron mbi 400 punonjës, të cilët japin kontributin e tyre të paçmueshëm në arritjen e rezultateve të bankës. Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti pune, ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Gjithashtu, impenjohemi maksimalisht në trajnimin dhe zhvillimin e tyre. Aktualisht, po kërkojmë kandidatë të përshtatshëm për t’iu bashkuar skuadrës sonë në Degët Tiranë në pozicionin:  Menaxher i Marrëdhënieve me Klientët Biznes  

Qëllimi i Rolit:

Siguron realizimin e objektivave të biznesit duke mirëmbajtur dhe rritur një portofol cilësor klientësh biznesi. Vlerëson klientin në tërësi me synimin e krijimit të një bashkëpunimi afatgjatë me bankën si partner financiar dhe për të gjitha nevojat financiare që ai ka ti drejtohet bankës sonë si zgjedhjen e vetme. Siguron shërbim të shpejtë  dhe me profesionalizëm klientëve për të siguruar një marrëdhënie me përfitueshmëri për bankën. Keshillon dhe ofron zgjidhje bankare per klientet duke plotesuar nevojat e tij financiare

Detyrat

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Njeh shume mire klientet e portofolit te tij biznes dhe sigurohet qe ai /ajo eshte personi qe ata do t’i drejtohen per nje zgjidhje financiare.
  • Identifikon dhe përthith klientë të rinj për bankën, në mënyrë autonome dhe në bashkëpunim me drejtorin rajonal dhe të degës.
  • Identifikon dhe kupton nevojat e klientëve me qëllim krijimin e një marrëdhënie afatgjatë bashkëpunimi.
  • Ofron një paketë të plotë shërbimesh bankare (e-banking, transferta, paga etj) në mënyrë që marrëdhënia e tyre me bankën të jetë sa më e ngushtë duke gjetur çdo shërbim që plotëson nevojën dhe me një përfitueshmëri më të madhe.
  • Punon në mënyrë të pavarur në përzgjedhjen e klientëve, targetimin dhe analizimin e situatës financiare për të dalë në një propozim të qartë për klientin.
  • Kryen analizat kreditore për klientët që do të afrohen në të ardhmen në bankë në mënyrë sa më cilësore dhe objektive në mënyrë që të minimizohet risku kreditor kundrejt bankës, me përgjegjësi firme për mendimin e tyre profesional lidhur me cilësinë dhe sigurinë e aplikacionit kreditor.
  • Rishikon analizat kreditore të klientëve që ka në portofol minimumi një herë në vit, në mënyrë që të shmangen problemet që mund të ketë banka me këta klientë në të ardhmen.
  • Ndjek klientët kreditorë që ka në portofol dhe në rastet kur këta klientë shfaqin probleme në pagesat e kësteve apo interesave siguron gjetjen e një zgjidhje/këshillimi për të kapërcyer vështirësinë në pagesën e kredisë.
  • Përmirësimin e shërbimit kundrejt biznesit në ato raste ku është e nevojshme në mënyrë që klientët të gjejnë në Bankë një shërbim cilësor dhe të pranueshëm.  

Kualifikimet

Profili individual:

  • Diplomë universitare, preferohet në Ekonomi.
  • Eksperiencë pune minimumi 2 vjet në një pozicion të ngjashëm.
  • Aftësi në kryerjen e analizave kreditore, për vlerësimin e riskut kreditor.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëveprimi me klientë.
  • Të jetë dinamik dhe i/e aftë për të identifikuar klientë potencialë.
  • Të ketë kurajon për ti kontaktuar dhe të dijë të promovojë produktet/shërbimet e bankës.
  • Të ketë ambicie dhe dëshirë të mësojë dhe të zhvillohet profesionalisht.
  • Njohje shumë të mirë të produkteve/shërbimeve bankare.
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.

Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin   Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al      

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.   Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata. Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive. Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër. Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në humanresources@unionbank.al.

Job Detail
  • Offerd Salary0- £15,000
  • Career LevelManager
  • Experience2 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.