Menaxher i Marredhenieve me Publikun

Application deadline date has been passed for this Job.
This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: November 21, 2021
  • Applications 0
  • Views 75
Job Overview

Studio Ligjore “Tirana Legal Consulting”, me seli në Tiranë (Rruga e Barrikadave, me zyra në mjedise të reja komode), kërkon të punësojë në pozicionin “Menaxhere e Marrëdhënieve me Publikun” (kundrejt një page mjaft të kënaqshme).
Kandidatja (femër) duhet të plotësojë këto kërkesa:

– Të ketë mbaruar studimet bachelor (diploma juridike nuk është kusht; mund të jetë diplomuar edhe në degë tjetër).
– Prezantimi, imazhi vetjak, të jenë anë e fortë e kandidates. Të ketë paraqitjen e përshtatshme për këtë vend pune, një imazh vetjak të kuruar, një profil të zhvilluar social dhe profesional.
– Të mos ketë angazhime rënduese familjare. Kandidatja të ofrojë fleksibilitet në orare, në përputhje me natyrën e punës (nevojën për t’u angazhuar me publikun dhe klientelën).
– Të jetë në nevojë profesionale dhe ekonomike për një vend pune.
– Të jetë fleksibël në marrjen përsipër të detyrave të natyrave dhe karakteristikave të ndryshme.
– Të jetë në gjendje të punojë edhe jashtë zyre (p.sh. detyra që përfshijnë organizimin dhe pjesëmarrjen në takime).
– Të ketë njohuri të mira për menaxhimin e rrjeteve sociale, duke përfshirë editim fotosh/videosh, postime.
– Të jetë në gjendje të performojë para audiencave të gjera, të jetë konfidente në publik dhe në rrjetet sociale.
– Të ofrojë besueshmëri, të jetë e papërfshirë në veprimtari të kundërligjshme dhe të mos ketë kontakte me persona të papërshtatshëm nga pikëpamja morale dhe ligjore.
– Zotërimi i lejedrejtimit dhe automjetit personal është plus për kandidaten.

Detyrat e pozicionit përfshijnë, por nuk kufizohen në:

1. Mbajtjen e kontakteve dhe zhvillimin e takimeve me klientë dhe bashkëpunëtorë.
2. Mbajtjen e kontakteve dhe zhvillimin e takimeve pranë personave juridikë, publikë ose privatë, me të cilët është e lidhur veprimtaria e studios.
3. Menaxhimin e rrjeteve sociale të studios.
4. Angazhimin për zgjerimin e kontakteve të studios në rrjetet sociale dhe me publikun e gjerë. Të vihet në kontakt me anëtarë të publikut (individë, kompani), duke i shndërruar në pjesë të rrjetit të njohjeve të studios.
5. Të shtrijë rrezen e vet të veprimit në rrjetet sociale, si dhe në marrëdhënie të drejtpërdrejtë me publikun (në sheshe, vende grumbullimi, institucione, zyra profesionale të lidhura etj.).
6. Menaxhimin e zyrës (detyra sekretarie).

Ju mirëpresim!

Kontakt:
Email: info@tiranalegalconsulting.al
Insta: @tiranalegalconsulting.al
Website: www.tiranalegalconsulting.al

Job Detail
  • Offerd Salary0- £15,000
  • Career LevelManager
  • Experience2 Years
  • GenderFemale
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.