Menaxher Kontratash

Punajuaj
  • Post Date: November 24, 2021
  • Apply Before: January 23, 2022
  • Applications 0
  • Views 1
Job Overview

Menaxheri i Kontratave është përgjegjës për te siguar menaxhimin e pergjithshem te kontratave, duke perfshire por jo kufizuar ne mbikqyrjen e procesit te menaxhimit te kontratave dhe zhvillimin e standarteve specifike te dokumentave te kontrates, ndjekjen, perpilimin e tyre si dhe raportimin tek strukturat pergjegjese te statusit te kontratave dhe permbushjes se kerkesave kontraktuale.

Detyrat

  • Pergjigjet per pergatitjen e formateve te standartizuara te kontratave te ndertimit, sipermarrjes, shit-blerjes, bashkepunimit, qirase, punesimit, sherbimit, etj., dhe revizionimin e tyre.
  • Ofron rishikim te plote dhe te shpejte te dokumentave te pergatitur nga pale te tjera.
  • Kontrollon mirembajtjen e skedareve te detajuar dhe te organizuar per cdo kontrate nga Administratoret e Kontratave.
  • Kontrollon, ndryshon, raporton tek strukturat pergjegjese rregjistrin e pergjegjesive kontraktuale midis paleve te ndryshme (Action/Notice/Liability Matrix) dhe kontrollon ekzekutimin e kontratave ne perputhje me kushtet kontrakuale dhe politikat e kompanise.
  • Kontrollon pergatitjen e njoftimeve sipas kerkesave kontraktuale; monitoron performancen e Nenkontraktoreve; raporton statusin dhe plotesimin e kushteve kontraktuale te Punedhenesve, Kompanise dhe Nenkontraktoreve, ose Paleve te tjera te Treta.
  • Rishikon dhe finalizon korrespondencen e pergatitur nga struktura te ndryshme te kompanise dhe/ose Administratoret e Kontratave ne lidhje me zbatimin e kontratave.
  • Kontrollon mbylljet e cdo Kontrate ne fund te periudhes (close Out) dhe leshimin/marrjen e garancive te lidhura me kontratat.

Kualifikimet

Edukimi: Të ketë përfunduar fakultetin Juridik. Preferohet të ketë kualifikim në nivel pasuniversitar në fushën e juridikut ose financës.
Gjuhë të huaja: Anglisht (shkëlqyer), Italisht (shumë mirë).
Njohuri kompjuterike: Paketa Microsoft Office.
Eksperienca e kërkuar: Min. 6 vite eksperiencë pune në perpilim kontratash.
Preferohet të ketë eksperiencë pune në një kompani që operon në fushën e ndërtimit si dhe eksperiencë në kontrata FIDIC.

Te gjithe te interesuarit, jane te lutur qe te dergojne CV nepermjet adreses se e-mailit careers@gener2.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.

* Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.

Job Detail
  • Offerd Salary0- £15,000
  • Career LevelManager
  • Experience6 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.