Menaxher Llogjistike

Application deadline date has been passed for this Job.
This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: November 29, 2021
  • Applications 0
  • Views 43
Job Overview

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ”Marea Resort” (Kavajë), ”Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), ”Plazhi i Gurtë” (Qeparo), ”Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe ”Meshtekna” Brezovice. 
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj, në pozicionin: Menaxher Llogjistike

Detyrat

– Përgjegjës për arritjen e përmirësimeve në efikasitetin operativ, si dhe për implementimin e çdo sistemi/protokolli të ri që ul kostot e përmirëson cilësinë e punës;
– Shqyrton dhe përditëson strategjitë/procedurat nën objektivin kryesor të zhvillimit të biznesit duke mundësuar funksionalitetin optimal;
– Përgjegjës për ndjekjen dhe përmbushjen e të gjitha nevojave për transport dhe lëvizjeve në terren të klientëve dhe stafit të kompanisë;
– Planifikon dhe organizon sistemin e parkimit për të krijuar hapësirat e përshtatshme për të gjithë banorët e Rezidencës dhe ambjentet tregtare brenda saj;
– Komunikon në mënyrë efektive me klientët dhe i përgjigjjet në kohë kërkesave të tyre;
– Mbikqyr gjendjen e mjeteve dhe ndjek rregullisht proceset e mirëmbajtjes së tyre;
– Ndjek në terren zbatueshmërinë e rregullave të parkimit në ambjentet e Rezidencës;
– Zhvillon biznesin duke reduktuar kostot dhe duke analizuar problemet për të arritur në zgjidhje të reja logjistike.

Kualifikimet

Të ketë eksperiencë pune në sektorin e logjistikës, transportit ose në fusha të ngjashme.
– Të ketë mbaruar Arsimin e Lartë, preferohen kandidatë të diplomuar në Inxhinieri Mekanike.
– Të zotërojë ”Paketën Office”. Të njohë gjuhën Angleze.
– Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësitë për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete.
– Aftësi të mira koordinuese dhe i fokusuar drejt arritjes së objektivave.
– Afësi të mira analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet.
– Të ketë leje drejtimi të kategorisë B.

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV në adresën tonë të email: hr@agikons.com ose të na kontaktojnë në numrin e cel: 0684052085.

Job Detail
  • Career LevelManager
  • Experience3 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.