Menaxher Logjistike

Application deadline date has been passed for this Job.
This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: December 14, 2021
  • Applications 0
  • Views 24
Job Overview

ALUFLOR mundëson ndërtimin e fasadave të teknologjisë së lartë, dritareve dhe dyerve duke përdorur sisteme të profileve të aluminit, pajisje të përpunimit, aksesorëve dhe ekspertizë teknike të cilësisë më të lartë. Për më tepër ALUFLOR ka vendosur standarde të larta teknologjike në industrinë e ndërtimit. Përfitimi funksional i markës qëndron në zgjidhjet më të mira teknike.

Detyrat

  • Është përgjegjës për ndërtimin e strategjisë, në bashkëpunim me Departamentin Teknik dhe Departamentin e Shitjeve, për blerjen e materialeve të nevojshme për mbarëvajtjen e projekteve.
  • Krijon dhe ruan kontakte dhe kontrata me kompanitë e transportit kombëtar dhe ndërkombëtar të mallrave.
  • Kontrollon dhe menaxhon transportin, magazinimin dhe shpërndarjen e materialeve.
  • Kryen të gjitha procedurat ligjore në lidhje me materialet e importuara.
  • Kontrollon dhe menaxhon të gjitha blerjet dhe kërkesat për blerje të materialeve dhe shërbimeve të Kompanisë.
  • Është përgjegjës për mirëmbajtjen e të gjithë objekteve dhe mjeteve të Kompanisë.
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e mjeteve të transportit (duke u kujdesur edhe për shpenzimin e karburantit) dhe veglave të punës në përdorim nga Kompania.
  • Bën analizat përkatëse për furnitorët ekzistues dhe furnitorët potencialë.
  • Delegon detyra dhe përgjegjësi te vartësi i drejtpërdrejtë, Furnitori/shoferi.
  • Bën raportime ditore tek eprori i drejtpërdrejtë.
  • Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga eprori i drejtpërdrejtë.

Kualifikimet

Kualifikimi i kërkuar:

  • Diplomë Universitare (Preferohet në fushën e Ekonomisë).
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
  • Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office.
  • Aftësi shumë të mira organizative, koordinuese dhe menaxhuese.
  • Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
  • Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.

 

Te interesuarit te dergojne CV-ne ne adresen e E-mailit: recruit@aluflor.com
Adresa: Rr.”Xhanfize Keko”, Ish-Profarma, Porcelan, Tirane. Nr. Cel: 067 40 41 209

Job Detail
  • Career LevelManager
  • Experience2 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.