Menaxher Marketingu

Punajuaj
  • Post Date: January 7, 2022
  • Apply Before: May 8, 2022
  • Applications 0
  • Views 9
Job Overview

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ”Marea Resort” (Kavajë), ”Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), ”Plazhi i Gurtë” (Qeparo), ”Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe ”Meshtekna” Brezovice.

Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj  në pozicionin: Menaxher Marketingu.

Menaxheri i Marketingut është përgjegjës për zhvillimin e strategjive marketing, zhvillimin e biznesit, për pozicionimin dhe perceptimin e markës në treg, për design të produktit bazuar në kërkime të tregut, trendeve të industrisë, si edhe feedback nga menaxherët e shitjes bazuar në kërkesat e klienteve. Gjithashtu është përgjegjës për komunikimin me mediat, rrjetet sociale, përditësimin e website-it të kompanisë dhe krijimin e materialeve publicitare.

Detyrat

  • Planifikon dhe zhvillon strategjitë marketing për shërbimet dhe produktet e reja ose ekzistuese të kompanisë.
  • Sugjeron, përcakton dhe implementon strategjitë e PR dhe komunikimit.
  • Përgatit të gjithë dokumentat e nevojshme të prezantimit për klientët.
  • Realizon fushata mbikqyrëse për zbatimin e strategjisë sipas tendencave më të fundit të kohës dhe zhvillimeve teknologjike.
  • Monitoron dhe kontrollon buxhetin e Marketingut duke alokuar shpenzime të nevojshme dhe të domosdoshme për marketimin e Brand-eve.
  • Analizon dhe interpreton pozicionin e kompanisë në treg dhe e paraqet informacionin në raporte dhe prezantime në funksion të imazhit të kompanisë.
  • Realizon kërkim tregu për kompanitë konkurente nëpërmjet internetit, telefonit dhe direkt në terren nëse konsiderohet e nevojshme.
  • Të dhënat e mbledhura përpunohen në një raport analitik.
  • Promovon imazhin e kompanisë duke krijuar dhe mbajtur kontakte me partnerë strategjikë si media, palët e interesuara dhe klientë të mundshëm.
  • Planifikon dhe organizon evente sipas kalendarit të aktiviteteve të kompanisë.
  • Mban marrëdhënie me furnitorët apo kompanitë outsource.
  • Planifikon dhe realizon ekzekutimin e të gjithë marketingun dixhital, përfshirë SEO/SEM (optimizimi i motorreve të kërkimit/marketingu i motorrëve të kërkimit), bazën e të dhënave të marketingut, email-in, mediat sociale dhe fushatat reklamuese.
  • Bashkëpunon me Grafik Dizajnerin për krijimin e materialeve promovuese.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar Arsimin e lartë, preferohet Master në Marketing.
  • Të ketë mbi 4 vjet eksperiencë pune në sektorin Marketing.
  • Të njohë shume mirë gjuhën Angleze dhe Italiane.
  • Të zotërojë shumë mirë Paketën Office.
  • Përbën avantazh njohja e Google AdWords, Google Trends si dhe programe të tjera në funksion të marketingut.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim verbal dhe të shkruar, si dhe aftësi të shumë të mira prezantimi.
  • Të ketë aftësi shumë të mira të punuarit në grup si dhe ndërtimin e marrëdhënieve me të tjerët.

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV në adresën hr@agikons.com . Kontakt: 068 40 52 085.

Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1, Selite, Tirane. 

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience4 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.