Menaxher Produkti

Application deadline date has been passed for this Job.
This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: December 15, 2021
  • Applications 0
  • Views 49
Job Overview

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndesishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishem në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrine minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.Grupi BALFIN po rritet në mënyre të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve permes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punesimit dhe investimeve sociale.

Profili i kompanisë: Kid Zone shpk është pjesë e BALFIN Group i specializuar në shitje me pakice ku tregton në ambientet e tij artikuj të ndryshëm për fëmije si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtëpinë tuaj.  

Pozicioni i punes: Menaxher Produkti
Departamenti: Komercial
Raporton tek: CEO
Vendndodhja: Tirane
Permbledhje: Menaxheri i produktit është përgjegjës si për planifikimin edhe për marketingun e produktit. Kjo përfshin menaxhimin e produktit gjatë gjithë ciklit jetësor të tij, mbledhjen dhe prioritizimin e kërkesave të produktit dhe klientit si dhe përcaktimin e vizionit per te.

Detyrat

Funksionet thelbësore të pozicionit:  

  • Zhvillon vizionin dhe strategjinë e blerjeve në përputhje me objektivat e kompanisë.
  • Punon me palët e treta për të vlerësuar mundësitë e partneriteteve dhe linçesimeve.
  • Drejton programe pilot me mostra dhe produkte të sapo lançuara.
  • Përcakton gamën e produkteve për shitje me pakicë dhe shumicë, duke u koordinuar me menaxherin e shitjes me shumicë dhe menaxherin e shitjes me pakicë sipas nevojës.
  • Organizon takime periodike me furnitorët për të rënë dakord mbi termat dhe kushtet e partneritetit si dhe sigurohet që të arrihen kushtet me të mira në favor të kompanisë.
  • Rishikon dhe drejton zhvillimin e mundësive dhe kërkesave të reja të tregut për produkte ekzistuese dhe produkte të reja.
  • Zhvillon dhe përdor teknika negocimi të ndryshme, profesionale ne proçesin e blerjeve.
  • Përcakton një strategji buxheti dhe blerjeje për kompaninë sipas strategjisë së përgjithshme të kompanisë.
  • Zhvillon dhe implementon strategji blerjeje, për të nxitur inovacionin brenda grupeve të ndryshme të produkteve.
  • Krijon dhe zhvillon si duhet parashikimet dhe KPI-te e ndryshme.
  • Zhvillon dhe përdor sisteme dhe teknika profesionale të blerjeve;
  • Përforcon dhe lehtëson proçesin e blerjes;
  • Mbikëqyr dhe mban përgjegjësi të plotë për nivelin dhe cilësinë e stokut.

Kualifikimet

Kërkesat:

  • Diplomë universiteti (Preferohet Master në Administrim Biznesi);
  • Minimumi 3 vite experience si Menaxher Produkti ose Menaxher Komercial;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese verbale dhe me shkrim;
  • Aftësi shumë të mira analitike.
  • Aftësi të shkëlqyera negociuese.
  • Mundësi për të udhëtuar sipas nevojes.

Kushtet e punës: Grupi BALFIN ofron një paketë përfitimesh, duke përfshire një vlerësim të drejtë bazuar në meritë dhe vlerësimin e performances.
Menyra e aplikimit*:
Kandidatet e interesuar mund te dergojne aplikimet e tyre me e-mail, ne adresen tone elektronike hr@jumbo.al
*Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqiperise per “Mbrojtjen e te Dhenave Personale”.

Job Detail
  • Career LevelManager
  • Experience3 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.