Menaxher Projekti

Punajuaj
  • Post Date: January 13, 2022
  • Apply Before: May 14, 2022
  • Applications 0
  • Views 4
Job Overview

Funksionet bazë dhe qëllimi i përgjegjësive:

  • Menaxheri i Projektit është përgjegjës për ekzekutimin dhe administrimin e projektit sipas kërkesave të Kontratës së projektit.
  • Vlerëson të gjitha burimet që kërkohen për të siguruar që kontrata të përfundojë në kohën dhe cilësinë e duhur dhe sipas grafikut të aprovuar te punimeve.

Detyrat

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Të administrojë, planifikojë, ekzekutojë dhe finalizojë zbatimin e projekteve sipas kërkesave të kontratave, specifikimeve teknike dhe planit të cilësisë, brenda afateve kohore dhe brenda buxhetit të projekt-preventivave;
  • Të detajojë dhe të kthejë në plan pune objektivat e projektit dhe të mbikqyrë zbatimin, respektimin e buxhetit dhe të cilësisë nga fillimi deri në përfundimin e projektit;
  • Të vlerësojë fuqinë punëtore, pajisjet, materialet dhe burimet e tjera që kërkohen për të siguruar që kontrata të përfundojë në kohën, cilësinë e duhur dhe sipas grafikut të aprovuar te punimeve dhe brenda buxhetit të projekt-preventivave;
  • Të zbatojë strategji dhe vlerësime për të reduktuar kostot;
  • Të sigurojë dhe të interpretojë informacionin teknik dhe financiar në Shoqëri dhe jashtë saj në funksion të realizimit të projektit;
  • Të përfaqësojë Shoqërinë me palë të treta për temat e lidhura me projektin;
  • Të përgatisë Progres Raportet dhe t’i paraqesë përpara Investitorit dhe Administratorit të Shoqërisë në mënyrë periodike në varësi të kërkesave të projektit;
  • Të mbikqyrë dhe të sigurojë, raportojë dhe të mbajë përgjegjësi për performancën e ekipit/stafit të angazhuar në projekt;
  • Të kontrollojë dhe aprovojë porositë e materialeve dhe grupeve të punës për projektin dhe të mbikqyrë realizimin e tyre sipas grafikut të aprovuar te punimeve;
  • Të organizojë dhe të mbikqyrë përgatitjen e dokumentacionit Teknik dhe Administrativ të projekteve;
  • Të kontrollojë dhe aprovojë përgatitjen e situacioneve mujore dhe progresive të projektit, së bashku me dokumentacionin mbështetës të punimeve të realizuara, mbështetur në metodollogjinë e zbatimit të Shoqërisë;
  • Të kontrollojë dhe aprovojë përgatitjen e situacioneve mujore dhe progresive të nën-kontraktorëve;
  • Të azhornohet dhe të kontrollojë tregun për çmime të dhëna nga nën-kontraktorët duke raportuar tek Administratori për të ndihmuar në negocimet e ndryshme që do të bëhen për fiksimin e çmimeve të punimeve;
  • Të organizojë dhe të mbikqyrë rakordimin mujor me Departamentin e Financës për inventarët, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve;
  • Të organizojë dhe të mbikqyrë kontrollin mujor fizik të Inventareve për materialet.

Kualifikimet

Kërkesat e Edukimit: Master’s Degree/ Diplomë Master.

  • Të ketë përfunduar studimet për inxhinieri ndërtimi ose arkitekturë (3+2 ose 5 vjeçare).

Eksperiencat e punës:

  • Të ketë eksperiencë pune mbi 7 vjet për ndërtime civile dhe industriale. Përbën avantazh eksperienca në pozicionin e menaxherit të projektit në objekte civile me financime ndërkombëtare

Aftësi të tjera:

  • Të ketë aftësi shumë të mira, menaxheriale, në ndjekjen dhe zbatimin e kontratave, në komunikim, në blerje e shitje, etj.;
  • Të ketë njohuri shumë të mira rreth dokumentacioneve teknike, kontraktuale dhe tekniko-ekonomik të shoqërive të ndërtimit;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
  • Të ketë aftësi të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
  • Të ketë një eksperiencë të mirë në mbajtjen e kostos në kompanitë e ndërtimit;
  • Të jetë i azhornuar me çmimet minimale fiskale për objekte të ndryshme;
  • Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Të jetë i aftë të punojë në grup, në bashkëpunim e bashkëveprim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë;
  • Të njohë shumë mirë programet bazë në kompjuter, Microsoft Office, Microsoft Project, Autocad 2d&3d, etj.;
  • Të ketë leje drejtimi për automjet.

* Aplikantet e interesuar duhet të dergojnë CV-në e tyre nëpërmjet modulit te websitit, ose mund të dërgohen në adresën: info@progeen.com me subjektin: “Apikim per pozicionin – Inxhinier Kostoist”.

** Vetëm aplikantët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nga kompania.

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience7 Years
  • GenderMale
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.