Menaxher Projekti

Punajuaj
  • Post Date: November 23, 2021
  • Apply Before: January 22, 2022
  • Applications 0
  • Views 3
Job Overview

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ”Marea Resort” (Kavajë), ”Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), ”Plazhi i Gurtë” (Qeparo), ”Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe ”Meshtekna” Brezovice. 
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në departamentin e Menaxhimit në pozicionin: Menaxher Projekti  

Përshkrim i përgjithshëm
Menaxheri i Projektit do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për menaxhimin e projektit, në të gjitha aspektet teknike, financiare, administrative sipas afateve e procedurave të kompanisë.

Detyrat

– Planifikon, realizon dhe finalizon projektin sipas afateve kohore dhe buxhetit të përcaktuar (sipas Projekt-Preventivit).
– Garanton marrjen dhe ekzistencën e informacionit teknik-financiar nga kompania dhe jashtë saj në funksion të zbatimit të projektit.
– Interpreton dhe realizon në plan pune objektivat e projektit duke mbikqyrur zbatimin e tij sipas buxhetit dhe standardeve të cilësisë.
– Harton dhe zbaton strategji efikase për reduktimin e kostove.
– Zhvillon fushata periodike prokurimi në funksion të projektit dhe nevojave të kompanisë, për produktet që kërkohen për zbatimin e tij dhe sipas kontratës të nënshkruar.
– Ndjek dhe finalizon kontratën me furnitorët e rinj ose ekzistues, pas fushatës së prokurimit.
– Garanton ndjekjen me përgjegjësi të kostove dhe komunikon me furnitorët për të bërëë të mundur rakordimin me grupet e punës dhe materialeve. Përfaqëson kompanine me pale të treta për çeshtjet e lidhura me projektin.
– Mbikqyr dhe ndjek në mënyre të vazhdueshme stafin në varësi, duke mbajtur përgjegjësi për performancën e tyre.
– Analizon dhe interpreton në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e projektit dhe e paraqet informacionin në raporte tek Administratori dhe Investitori i kompanisë.

Kualifikimet

– Të ketë përfunduar Fakultetin Ekonomik, Arkitekture, Inxhinieri Ndërtimi, etj.
– Preferohen kandidatë me diplome master në Menaxhim.
– Të ketë të paktën 3 vjet eksperience pune.
– Preferohen kandidatë me eksperiencë në sektorin e ndërtimit.
– Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.
– Të ketë aftesi shumë të mira menaxheriale, komunikuese, organizuese dhe planifikuese.
– Të zotrojë në nivel shumë të mire ”Paketën Office”.

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën e email: hr@agikons.com
Nr. Kontakti: 06840 52 085.

Job Detail
  • Offerd Salary0- £15,000
  • Career LevelManager
  • Experience3 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.