LUFRA Group, e krijuar mbi 28 vite më pare, është sot kompania më e madhe e produkteve te qumeshtit në vende. Me fabrikë në Lushnje, Rrogozhinë dhe një fabrikë uji në Dukat, Vlorë, dhe prezente në të gjithë Shqipërinë me mbi 40 produkte të ndryshme për konsumatorin.

Aktualisht, per kompanine Dukat jemi duke kerkuar nje Menaxher Shitje per zonen e Tiranes.

Detyrat

  • Mirëmbajtja e rrjetit ekzistues të klientëve dhe identifikimin e klientëve të rinj, nisur nga analiza të kujdesshme të portofolit ekzistues.
  • Informimi i klientëve mbi kompaninë, produktet e saj, përfitimet, bonuset, skemat e ndryshme dhe çdo lloj komunikimi në lidhje me mbledhjen e informacionit të tregut;
  • Ndjekja e proceseve të punës siç përcaktohet në udhëzimet e shitjeve dhe në përputhje me synimet e caktuara nga kompania;
  • Kryerjen aktivitetet e shitjes me qëllim përmbushjen e nevojave të klientëve arritjen e objektivave të paracaktuara të shitjes.
  • Njohjen, dokumentimin dhe lajmërimin e kolegëve dhe eprorëve rreth ndodhive dhe cështjeve problematike të ngritura nga klientët ose nga vetë ai;
  • Manaxhimin e grupi të agjentëve dhe shpërndarësve të shitjes, si dhe ofrimin e trajnimit për punonjësit e rinj;

Kualifikimet

  • Diplomë Universitare;
  • Të paktën 3 vjet eksperiencë e mëparshme;
  • Njohuri shumë të mira kompjuteri dhe aftësi për të mësuar programet/sistemet aplikative të shitjes;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi; person energjik dhe i motivuar;
  • Paraqitje profesionale e të jetë i/e orientuar drejt shërbimit të klientit;
  • Aftësi për të punuar individualisht dhe në grup;
  • Leje drejtimi automjeti.

Ju mund te aplikoni duke derguar CV tuaj ne emailin hr@lufra.al

– Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të telefonohen.