Job Overview
Pershkrimi;
Përgjegjës për mbikqyrjen e operacioneve të shitjes në një numër të caktuar të njësive tregëtare si dhe për realizimin e objektivave të shitjes në njësitë, grup-produktet e caktuara dhe/ose ekipin e caktuar. Ai siguron menaxhimin e ekipeve të shitjeve dhe zbatimin e strategjive, në përputhje me politikat e kompanisë për arritjen e objektivave të caktuara, në aspektin e volumeve dhe fitimit, përmes ndihmës, mbështetjes dhe kontrollit të ekipeve të tij.
Detyrat
Detyrat
- Arritjen e objektivave vjetore të vëllimit të shitjeve dhe realizimin e objektivave sipas linjave të produktit, për të gjithë personelin e shitjes, në varësi.
- Mbarëvajtjen e aktivitetit të shitjeve dhe zbatimin e rregullave, rregulloreve dhe procedurave nga i gjithë stafi në varësi.
- Zhvillimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe të rinj në njësitë ose ekipet në varësi.
- Sigurimin e saktësisë dhe korrektësisë së të dhënave mbi aktivitetin e shitjes së ekipit në varësi.
- Organizon aktivitetin e shitjeve në seksionin e tij, duke komunikuar pritshmëritë e punës për stafin, objektivat, monitorimin e aktivitetit.
- Siguron arritjen e objektivave të shitjes duke kontribuar me asistencën dhe ndihmën ndaj punonjësve të shitjes në varësi, kontrollin mbi produktivitetin, cilësinë dhe standardet e shërbimit ndaj klientit, zgjidhjen e problemeve dhe propozimeve për përmirësimin e sistemit.
- Ndjek në mënyrë të vazhdueshme, mbi baza ditore, realizimin e treguesve në seksionin e tij.
- Detajon dhe rishikon kuotat vjetore të shitjeve për njësitë / ekipet e shitjes në varësi.
- Merr pjesë në takime dhe analiza të rregullta me stafet e shitjeve për të diskutuar rezultatet dhe strategjitë. Identifikon mundësi të reja për zhvillimin dhe zgjerimin e aktivitetit të shitjeve.
Kualifikimet
Kualifikimet
- Diplomë Bachelor në Menaxhim Biznes, Marketing ose të ngjashme;
- Minimumi 5 vite eksperiencë pune në fushën e shitjeve;
- Njohuri mbi organizimin dhe zhvillimin e shitjeve ;
- Gjuhë të huaja: Anglisht, Italisht;
- Njohuri të mira kompjuterike, MS Office, Outlook, etj;
- Aftësi organizative, drejtuese dhe pune në grup;
- I përgjegjshëm për kryerjen e detyrave, zbatimin e afateve dhe realizimit të objektivave.
Për të aplikuar për këtë pozicion pune ju lutem dërgoni CV tuaj në; e.plaku@maxgroup.al
Job Detail
-
Career LevelManager
-
Experience5 Years
-
GenderBoth
-
INDUSTRYManagement
-
QualificationDiploma