Menaxher Shitjesh

Punajuaj
  • Post Date: December 29, 2021
  • Apply Before: May 27, 2022
  • Applications 0
  • Views 9
Job Overview

LUFRA kompania me fabrikë në Lushnjë dhe Rrogozhinë dhe me produkte prezente në të gjithë Shqipërinë po kërkon të punësojë një: Menaxher Shitjesh për kompaninë DUKAT WATER. DUKAT WATER është një kompani e re e krijuar në vitin 2017, pjesë e një kompanie të konsoliduar prej mbi 27 vitesh në treg siç është Lufra.

Qëllimi i Punës:
Përgjegjës për mbarëvajtjen e strukturës së shitjeve, agjentëve dhe çdo lloj veprimtarie që ka lidhje në formë direkte me shitjet dhe shpërndarjen e produkteve të kompanisë.

Detyrat

  • Mirëmbajtja e rrjetit ekzistues të klientëve dhe identifikimin e klientëve të rinj, nisur nga analiza të kujdesshme të portofolit ekzistues.
  • Informimi i klientëve mbi kompaninë, produktet e saj, përfitimet, bonuset, skemat e ndryshme dhe çdo lloj komunikimi në lidhje me mbledhjen e informacionit të tregut;
  • Ndjekja e proceseve të punës siç përcaktohet në udhëzimet e shitjeve dhe në përputhje me synimet e caktuara nga kompania;
  • Kryerjen aktivitetet e shitjes me qëllim përmbushjen e nevojave të klientëve arritjen e objektivave të paracaktuara të shitjes.
  • Njohjen, dokumentimin dhe lajmërimin e kolegëve dhe eprorëve rreth ndodhive dhe cështjeve problematike të ngritura nga klientët ose nga vetë ai;
  • Manaxhimin e grupi të agjentëve dhe shpërndarësve të shitjes, si dhe ofrimin e trajnimit për punonjësit e rinj;

Kualifikimet

  • Diplomë Universitare;
  • Të kete mbi 3 vjet eksperiencë e mëparshme në shitje me ujin;
  • Njohuri shumë të mira kompjuteri dhe aftësi për të mësuar programet/sistemet aplikative të shitjes;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi; person energjik dhe i motivuar;
  • Paraqitje profesionale e të jetë i/e orientuar drejt shërbimit të klientit;
  • Aftësi për të punuar individualisht dhe në grup;
  • Leje drejtimi automjeti.

Ju mund te aplikoni duke derguar CV tuaj ne emailin hr@lufra.al
– Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të telefonohen.

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience3 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationHigh School
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.