Menaxher Turizmi

This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: December 9, 2021
  • Apply Before: March 7, 2022
  • Applications 0
  • Views 6
Job Overview

Kompania ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar. Ju fton të aplikoni në pozicionin e Menaxherit të Turizmit për strukturat që kompania ushtron aktivitetin e saj.  

Përshkrim i përgjithshëm

Menaxheri i Turizmit është përgjegjës për menaxhimin e punonjësve, marketingut, koordinimin dhe administrimin e shërbimeve hoteliere si dhe objekteve të akomodimit.

Detyrat

  • Maksimizojnë të ardhurat nëpërmjet marketimit të produktit, menaxhimit dhe rritjes profesionale të stafit;
  • Sigurojnë zbatimin e të gjitha politikave të resortit/objektit të akomodimit;
  • Analizojnë shifrat e shitjes dhe hartojnë strategji për menaxhimin e të ardhurave;
  • Drejtojnë dhe monitorojnë punën e recepsionit në lidhje me rezervimet, anullimet dhe zbatojnë me përpikmëri politikat e resortit/objektit të akomodimit;
  • Monitorojnë inventarët mujore të pajisjeve dhe furnizimeve me pajisje;
  • Sigurojnë që blerjet të jenë brenda buxhetit dhe nga furnitorë të miratuar për rastet e emergjencave apo ofertave më të mira të tregut;
  • Përgatitja e parashikimeve dhe buxheteve të nevojshme për mbarëvajtjen e punës sipas standardeve dhe shpenzimeve për të cuar aktivitetin drejt një biznesi fitimprurës;
  • Monitorojnë arkëtimet e drejtpërdrejta të klientëve dhe leshojnë faturat përkatëse, pagesat e komisioneve të agjensive apo kompanive bashkëpunëtore;
  • Rekrutojnë punonjës të kualifikuar dhe kryejnë trajnimin e tyre në përputhje me procedurat dhe standartet e punës së kompanisë;
  • Sigurojnë që punonjësit të jenë në çdo kohë të vëmendshëm, miqësor, të dobishëm dhe të sjellshëm me të gjithë klientët dhe punonjësit e tjerë;
  • Planifikojnë punën ditore të e stafit, mbikëqyrin dhe motivojnë ata në kryerjen e detyrave përcaktuara;
  • Krijojnë databasën e klientëve që kanë frekuentuar resortin, kujdesen për etikën e komunikimit, në dërgimin e mesazheve të herëpasherëshme (falenderime, urime dhe oferta të ndryshme);
  • Sigurojnë që të gjitha çështjet e lidhura me klientët të zgjidhen në përputhje me qëllimet dhe objektivat e kompanisë;
  • Kërkojnë dhe identifikojnë bashkëpunëtorë të mundshëm brenda apo jashtë vendit për rritjen e numrit të klientëve për shërbimet që ofrohen;
  • Krijojnë dhe forcojnë marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe të rinjë si një strategji për rritjen e shitjeve përmes thirrjeve telefonike për shitje, paketa të ndryshme, mesazhe mirësjelljeje, etj.;
  • Inspektojnë dhe dokumentojnë gjëndjen dhe pastërtinë e ambjenteve;

Kualifikimet

  • Është e preferueshme që kandidatët të kenë përfunduar studimet e larta në degën e turizmit (kualifikimet pasuniversitare përbëjnë avantazh);
  • Të kenë mbi 3 vjet eksperiencë pune në ketë pozicion;
  • Preferohen kandidatë të cilët kanë eksperienca të mëparshme në sektorin e shërbimeve;
  • Kandidatët duhet të jenë të aftë për të përballuar fluksin e punës, të menaxhojnë mirë stresin dhe të marrin vendime në situata të vështira brenda një kohe të shkurtër;
  • Te jenë të vëmendshëm ndaj detajeve;
  • Të kenë aftësi shumë të mira marketingu dhe shitje;
  • Të kenë njohuri shumë të mira të ”Paketës Office”;
  • Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërveprimi me të tjerët;
  • Të ketë aftësi shumë të mira analitike, vendimarrëse dhe manaxheriale;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
  • Duhet të jenë të pajisur me patentë

Shënim:  PREFEROHEN PERSONA QE KANE EKSPERIENCE DHE/OSE NJOHIN SEKTORIN E TURIZMIT
Lutemi të dërgoni CV-në dhe referenca të eksperiencave të mëparshme në adresen e e-mailit:hr@atdg.al;  Të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Job Detail
  • Career LevelManager
  • Experience3 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.