MERCHANDISER

Application deadline date has been passed for this Job.
This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: November 12, 2021
  • Applications 0
  • Views 77
Job Overview

LUFRA shpk. është kompania lider e bulmetit në tregun shqiptar.  Jemi krenarë të jemi zgjedhja e pare e konsumatorëve për produktet e bulmetit dhe vazhdimisht investojmë në përmirësimin e cilësisë së produkteve dhe zhvillimin e talenteve brenda kompanisë. Nëse je një person i motivuar që kërkon të zhvillohesh në tregun e produkteve të konsumit, atëherë pozicioni c është i duhuri për ty.

Detyrat

  • Përgjegjës/e për sistemimin dhe vendosjen në formën e duhur të produkteve nëpër rafte me qëllim maksimizimin e ekspozimit të produkteve dhe arritjen e një rezultati më të lartë në shitje.
  • Përgjegjës/e për ruajtjen e marrëdhënieve ekzistuese dhe ngritjen e marrëdhënieve të reja të bashkëpunimit me klientin me qëllim përfitimin e hapësirave sa më të mira të ekspozimit të produkteve të kompanisë.
  • Monitoron zbatimin e kushteve të rëna dakord me klientin në lidhje me promovimet e produkteve, ndryshimet e çmimeve, zbatimin e ofertave, etj.
  • Planifikon dhe zhvillon strategji tregtare që balancojnë pritshmëritë e klientëve dhe përputhen me objektivat e kompanisë.
  • Analizon shifrat dhe rezultatet e shitjeve, reagimet e klientëve dhe tendencat e tregut për të parashikuar nevojat e promovimit dhe prezantimit të produktit.
  • Komunikon informacionin në lidhje me njohjen, dokumentimin dhe lajmërimin e kolegëve dhe eprorëve rreth ndodhive dhe cështjeve problematike të ngritura nga klientët.
  • Ndihmon në projektet e kërkimit të tregut të realizuara nga kompania si: mbledhje të pyetësorëve, analiza të tregut etj.
  • Ndihmon në evente promocionale të organizuara në markete të ndryshme.

Kualifikimet

  • Diplomë Universitare Eksperiencë e mëparshme në fushën e shitjeve prej 2-3 vjet;
  • Aftësi të mira kompjuterike dhe aftësi për të mësuar programet/sistemet aplikative të shitjes;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi; person energjik dhe i/e motivuar;
  • Paraqitje profesionale dhe të jetë i/e orientuar drejt shërbimit të klientit;
  • Vlerëson punën në grup dhe është proaktiv/e;
  • Është korrekt/e dhe punon me integritet;
  • Me vendbanim ne Tirane.

Ju mund te aplikoni duke derguar CV tuaj ne emailin: hr@lufra.al dhe me subjektin “APLIKIM MERCHANDISER
– Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të telefonohen.

Job Detail
  • Offerd Salary0- £15,000
  • Career LevelOthers
  • Experience2 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYFinance
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.