Mundësia juaj për tu përfshirë tek kompania më e përshtatshme për të mësuar dhe për tu rritur në detyrë. Kolegë me integritet, gjithçka transparente në mardhënien me ne dhe sigurisht shumë sfida për të mësuar gjithçka ju duhet në industrinë e të ardhmes, ecommerce.

Aladini Trade Partner eshte kompania lider në shitjet online në Shqipëri.

Është ambjenti perfekt për të punuar, me kolegë mbështetës, mundësi për të mësuar më shumë detaje se në çdo kompani tjetër dhe më e rëndësishjma mundësi për të avancuar përpara.
Tek ne prej themelimit tonë dhjetra individë kanë ngritur karrierën e tyre dhe sot kanë pozicione drejtuese brenda dhe jashtë kompanisë tonë.

Mirëpresim të gjithë ata që duan korrektësi në mardhënie pune dhe jetëgjatësi në punë me mundësi rritjeje.

Operojmë në një treg shumë dinamik dhe kemi një rritëm rritjeje të shpejtë. Prej vitesh kontribojmë që të risim standartet e mënyrës së operimit në tregun e shitjeve online. Menaxhojmë disa prej platrofmave më të suksesshme si www.aladini.al www.beba.al www.bukinist.al www.idedhuratash.al dhe dërgojmë përditë tek klientët tanë qindra porosi.

Parashikojmë një rritje të madhe për vitet e ardhshme dhe kërkojmë njerëz dinamik me aftësi të mëdha për zgjidhjen e problemeve dhe përkushtimin për tu përmirësuar.

Titulli i pozicionit:Punetor paketimi
Departmenti: Logjistikës
Vendndodhja: Magazina jonë tek AGNA Group

Detyrat dhe Përgjegjësit

  • Paketimi i porosive në formatin e duhur.
  • Monitorimin dhe manaxhimin e njoftimit të kompanive postare me të cilat operon Aladini për procesin e shpërndarjes.
  • Inventar periodik ditor të ambientit të punës.
  • Përgatitja e porosive në kohën e duhur për tu dorëzuar sipas standarteve.
  • Mbajtja pastër dhe e sistemuar e vendit të punës për një ambient të sigurt.

Kualifikimet dhe aftësite:

  • Të zotërojë etikë pune dhe integritet;
  • Të ketë njohuri bazike në kompjuter dhe të përdojë internetin.
  • Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
  • Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
  • Të përshtatet me kërkesat e kompanisë

Kushte e punës: Aladini Trade Partner ofron transparencë dhe zbatimin e regullt të ligjeve dhe kodit etik të punës.

Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj dhe letrën e interesit nëpërmjet emailit tek adresa hr@nettrade.al 
Ju lutem vini re se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhenave personale”.