Pasticier/e

This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: November 17, 2021
  • Apply Before: January 16, 2022
  • Applications 0
  • Views 7
Job Overview

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Pozicioni: Pasticier/e
Grada: 5
Departamenti: Operacional
Vendodhja: QTU
Përmbledhja e Pozicionit:
 Prodhimi i produkteve të ndryshme të pasticerise në bazë të recetave të përgatitura nga Menaxheri i Departamentit.

Detyrat

Detyra dhe Përgjegjësi:
 Të njohë shumë mirë procedurat e përgatitjes së ëmbëlsirave të ndryshme sipas recetave;
– Të ketë iniciativë për të prodhuar ëmbëlsirat të ndryshme edhe në mungesë të përgjegjësit të departamentit;
– Të kontrollojë produktin para se ta nxjerrë në banak;
– Të marrë pjesë në inventaret e departamentit duke sistemuar dhe rregulluar produktet e brumit në banak dhe frigorifer;
– Të mbikqyrë të gjitha proceset e punës në mënyrë që cilësia e produkteve të jetë në përputhje me standartet e percaktuara;

Kualifikimet

Kërkesat:
a.Edukimi: Të ketë kryer kurse të formimit profesional në këtë fushë;
b.Eksperiencat e punës: Eksperiencë pune të ngjashme, (preferohet 2 vjet).
c.Kualifikime të tjera:
– Të ketë njohuri mbi produktet e brumit specifikisht ëmbëlsirat;
d.Aftësi të tjera:
– Aftësi shumë të mira komunikimi;
– Aftësi shumë të mira të menaxhimit të kohës;
– Aftësi të shkëlqyera të organizimit;

Mënyra e aplikimit*:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e                    e-mailit  hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Spar Albania, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Job Detail
  • Offerd Salary0- £15,000
  • Career LevelOthers
  • Experience2 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.