Payroll Specialist

This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: November 29, 2021
  • Apply Before: February 28, 2022
  • Applications 0
  • Views 2
Job Overview

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, po kërkon të punësojë për zgjerimin e aktivitetit të vete: Specialist/e Pagash

Qëllimi i Pozicionit: Administrimi i procesit të hartimit dhe të ekzekutimit të listë-pagesave të punonjësve të kompanisë dhe menaxhimi i procedurave administrative të departamentit.

Detyrat


Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Zhvillon dhe plotëson procedurat e payroll në kompani dhe ndjek me përpikmeri respektimin e tyre.
  • Përpilon listë-pagesat e punonjësve duke respektuar me përpikmeri proceduren përkatese dhe politikat e kompanisë.
  • Kryen deklarimin e punonjësve të rekrutuar pranë Sigurimeve Shoqerore dhe pranë zyrës së punës duke respektuar legjislacionin në fuqi.
  • Ndjek proceduren përkatese për të pajisur stafin e ri me librezën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore.
  • Ploteson çdo muaj librezat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore.
  • Ndjek procesin e mbylljes së marrëdhënies së punës me punonjësit duke zbatuar me përpikmeri procedurën e mbylljes së marrëdhënies së punës.
  • Deklaron të larguarit nga zyra e Sigurimeve Shoqerore brenda 10 ditëve nga dita e fundit e tyre në punë.
  • Manaxhon marrëdhënien me kompanitë celulare.
  • Kryen detyra të tjera të percaktuara nga Drejtori i Burimeve Njerezore

Kualifikimet

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
Edukimi: 
Të ketë mbaruar studimet e larta, preferohet dega Financë ose Administrim Biznes.
Eksperiencë pune:
 Eksperiencë pune në pozicione të ngjashme, jo më pak se 2 vjet.
Aftësitë: Aftësi shumë të mira për të punuar në grup Aftësi të shkëlqyera komunikuese. Ndjenjë përgjegjësie. Aftësi për të punuar në ngarkesë. Kujdes ndaj detajeve dhe aftësi për të mësuar shpejt. Aftësi të tjera:

· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
· Njohuri shumë të mira kompjuterike.

 

Procedura e Aplikimit:
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e më poshtë përmendura:
1. CV të detajuar
2. Leter Interesi tek Divizioni i Burimeve Njerëzore nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:

1. Me e-mail: humanresources@megateksa.com
2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë-Durrës km 7.
Tirana, Albania.

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience2 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYFinance
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.