Job Overview
Kompania Albanian Distribution Company (ADC) eshte duke kerkuar per pozicionin “Payroll Specialist”.
Përshkrimi i punës:
Llogarit, mban dhe ndjek pagën, bonusin, shpërblimin, punën jashtë orarit, regjistrat e përfitimeve shtesë, përgatit dhe dorëzon raportet e kërkuara nga Departamenti i Burimeve Njerëzore. Përgjegjësitë përfshijnë mbledhjen dhe rishikimin e informacionit të punonjësve dhe orëve të punës, llogaritjen e pagave, përgatitjen dhe përpunimin e pagesave të punonjësve dhe mbajtjen e shënimeve të sakta të pagave.
Detyrat
Detyrat kryesore:
- Mbledhja e të dhënave të fletës së kohës dhe informacionit të pagave.
- Hedhja e të dhënave mbi pagat dhe ato administrative në programin software.
- Llogaritja e pagave, përfitimeve, zbritjeve tatimore, komisioneve, etj.
- Mbajtja e regjistrave të saktë të dokumentacionit dhe transaksioneve të pagave.
- Rakordimi i gjendjes së llogarisë dhe pagave.
- Përgatitja e raporteve financiare për qëllime të kontabilitetit dhe auditimit.
- Përgatitja e raporteve periodike të pagave për shqyrtim nga menaxhmenti.
- Arkivon regjistrat e fletëve të pjesëmarrjes për stafin dhe dokumentacionin e nevojshëm të dosjes së punonjësve, i mban ato të përditësuara.
- Llogarit, mban dhe dorëzon raportet për leje lindje ose të paaftësisë në punë.
- Vepron si personi kontaktues për Sistemin e Sigurimeve Shoqërore për proceset përkatëse.
- Siguron që punonjësit e rinj të regjistrohen dhe punonjësit e dorëhequr ose të ndërprerë të hiqen nga Sistemi i Sigurimeve Shoqërore.
- Llogarit shlyerjet përfundimtare për punonjësit në momentin e përfundimit të marrëdhënies së punës.
Kualifikimet
Aftësitë e kërkuara:
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
- Aftësi të mira analitike;
- Aftësi shumë të mirë në gjuhën angleze;
- Të aftë për të trajtuar në mënyrë diskrete informacionin konfidenciale;
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe të menaxhimit të kohës për të përmbushur listën e pagave;
- Njohuri të mira të praktikave të pagave që përfshijnë pagat, përcaktimin e orëve të punës dhe çdo lloj pushimi, punonjësit e komisionit të shitjeve;
- Të aftë për t’i dhënë përparësi ngarkesës së punës për të përmbushur afatet;
- Aftësia për të punuar nën presion;
- Njohuri për programet e MS Office.
Edukimi: Diplomë universitare në Finance/ Administrim Biznesi.
Përvoja: Minimumi 2 vjet përvojë në administrimin e pagave.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në hr@adc.al
Job Detail
-
Offerd Salary0- £15,000
-
Career LevelOthers
-
Experience2 Years
-
GenderBoth
-
INDUSTRYFinance
-
QualificationDiploma