Kompania
Themeluar në vitin 1993, Trimed përfaqëson një rrugë të sigurtë dhe të matshme që siguron produkt farmaceutik të sigurtë në tregun shqiptar me një akses direkt tek farmacitë. Në vitin 2008 kompania nisi bashkëpunimin me M&D, një kompani e specializuar në logjistikë dhe shpërndarje.
Ne jemi të përkushtuar që t’i ofrojmë partnerëve tanë një zgjedhje “One-Stop-Solution” në tregun shqiptar përmes profesionalizmit dhe eksperiencës.

Mundësi punësimi në qytetin e Tiranës
Trimed kërkon të punësojë një Përfaqësues Mjekësor, në Departamentin e Marketingut, pranë zyrave qëndrore Tiranë.
Prej afro 30 vitesh dallohemi në tregun Shqipëtar për sigurinë maksimale që u ofrojmë klientëve tanë, për bashkëpunimin e fortë me partnerët tanë dhe për përkujdesjen e veçantë ndaj stafit tonë. Me diversifikimin e portofolit tonë të Biznesit, të jepet edhe ty mundësia për të qenë pjesë e nismave që sjellin risi në këtë sektor. Nëse e cilëson veten ambicioz dhe dëshiron të rritesh profesionalisht, është çasti i duhur që t’i bashkohesh skuadrës sonë të ekspertëve.
Përfaqësuesi Mjekësor do të ketë rol thelbësor brënda Departamentit të Marketingut, duke krijuar marëdhënie të forta bashkëpunimi dhe besimi me rrjetin e profesionistëve të mjekësisë në të gjithë vëndin, si dhe mundësinë për ti ofruar këtij rrjeti profesionistësh barnat me cilësinë më të lartë, duke i dhënë atyre siguri maksimale. Ky pozicion pune edhe pse kompleks, të jep mundësinë të ushtrosh kompetencat e tua në disa fusha sic janë Ndërtimi i Marëdhënieve Njerëzore/Komunikimi/Njohuri të Thelluara rreth barnave, etj. Gjithashtu në të njëjtën kohë të jep mundësinë të zhvillosh aftësitë e tua profesionale në këto fusha dhe më gjërë.

Çfarë ofrojmë?

  • Nisjen e një marrëdhënieje pune afatgjatë, të karakterizuar nga qëndrueshmëria dhe në përputhje të plotë me Kodin e Punës;
  • Pagë mujore stimuluese si dhe incentiva për arrtijen e Objektivave mjaft tërheqës;
  • Atmosferë bashkëpunuese dhe mbështetje të përhershme, që të lehtëson synimin për rritje profesionale;
  • Mundësi rritje dhe zhvillimit të karrierës;
  • Mbështetje të plotë nga një rrjet i konsoliduar profesionistësh brënda kompanisë Trimed;

Çfarë kërkojmë?

  • Dëshirë të vazhdueshme për t’u përmirësuar;
  • Aftësi shumë të mira negociuese, artikuluese, fleksibël në marrëdhënie me njerëzit, aftësi të punës në grup;
  • Përqendrim të lartë gjatë kryerjes së detyrave dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Aftësi shumë te mira bashkëpunuese, me fokus në performancën dhe i orientuar drejt rezultateve;
  • Aftësi krijuese dhe marketing;
  • Aftësi për të shqyrtuar dhe përpunuar saktësisht të dhënat;
  • Përvojë pune të sukseshme;
  • Kualifikime univeritare në Infermieri, Farmaci, Shëndet Publik, ose fusha të ngjashme;
  • Të paktën dy vite eksperiencë pune në këtë rol pune/apo të ngjashëm;

Nëse je gati të fillosh punë, na kontakto në numrin 0697009672 ose duke na shkruar në adresën trimed@trimed.com.al

Mirëpresim CV tuaj!