Job Overview
ITE Grup paraqitet në tregun shqiptar si një nga firmat kryesore për materiale elektrike, pajisje elektronike dhe telekomunikacionit. ITE Grup në rolin e distributorit në Shqipëri, është përfaqësuese e firmave nga më prestigjiozet në botë.Partnerët tanë të rëndësishëm janë: Schneider Electric, Philips,General Electric, Vimar, Bosch etj. Partneret e zgjedhur paraqesin në çdo kohë cilësi të produkteve dhe shërbimeve të tyre, duke ofruar standarde të larta dhe garantuar suksesin e ITE Grup. Shoqëria projekton dhe implementon me sukses objekte civile dhe industriale. Pozicioni i punes do te jete te dyqani jone qe ndodhet ne qytetin e Durresit.
Detyrat
- Te siguroje nje sherbimi cilesor ndaj cdo personi qe paraqitet prane banakut duke i sherbyer atij me informacion, ofertim dhe plotesim kerkesash ne perputhje me procedurat e kompanise.
- Te informoje klientet lidhur me karakteristikat e produktet qe ofrohen prane dyqanit dhe sqarimet e nevojshme ne sherbim te plotesimit te kerkesave nga stoku i dyqanit apo magazines se kompanise.
- Te realizoje procesin e shitjes, dorezimin e mallit sipas kerkeses se klientit,faturimin dhe arketimin e saj.
- Te evidentoje dhe informoj lidhur me mungesat e stokut qe ve re ne dyqan.
- Te ndjeke furnizimin e dyqanit nga magazina qendrore duke hartuar kerkesen per plotesimin e treguesve te stokut si dhe duke ndjekur procedurat e kompanis per kete process.
- Te kontrolloj gjendjen inventarit.
Kualifikimet
- Te kete njohuri te mira mbi materialet elektrike (njohurite teknike perbejne avantazh).
- Te kete njohuri baze te Microsoft Office dhe te kete punuar me perpara me regjistrim faturash malli (Hyrje-Dalje produktesh).
- Te kete eksperience ne fusha te ngjashme.
- Preferohet mosha 25-35 vjec.
- Duhet te kete aftesi shume te mira komunikuese me klientet.
- Te kete perkushtim maksimal gjate orarit te punes.
- Aftesi per te punuar ne grup.
- Te ruaje konfidencialitetin.
Kandidatet mund te dergojne aplikimet e tyre me e-mail ne ehallvaxhiu@itegrup.al
Job Detail
-
Career LevelOthers
-
ExperienceLess than 1 Year
-
GenderBoth
-
INDUSTRYManagement
-
QualificationHigh School