Job Overview
ITE Grup paraqitet në tregun shqiptar si një nga firmat kryesore për materiale elektrike, pajisje elektronike dhe telekomunikacionit. ITE Grup në rolin e distributorit në Shqipëri, është përfaqësuese e firmave nga më prestigjiozet në botë.Partnerët tanë të rëndësishëm janë: Schneider Electric, Philips,General Electric, Vimar, Bosch etj. Partneret e zgjedhur paraqesin në çdo kohë cilësi të produkteve dhe shërbimeve të tyre, duke ofruar standarde të larta dhe garantuar suksesin e ITE Grup. Shoqëria projekton dhe implementon me sukses objekte civile dhe industriale. Kjo realizohet në sajë të ngritjes dhe organizimit të strukturave përkatese, të përbëra me specialistë të kualifikuar dhe me eksperiencë. Pozicioni i punes do te jete te dyqani jone qe ndodhet ne qytetin e Tiranes (Zona Ish Blloku), Rruga Perlat Rexhepi.
Detyrat
- Te siguroje nje sherbim cilesor ndaj cdo personi qe paraqitet prane banakut duke i sherbyer atij me informacion, ofertim dhe plotesim kerkesash ne perputhje me procedurat e kompanise.
- Te informoje klientet lidhur me karakteristikat e produktet qe ofrohen prane dyqanit dhe sqarimet e nevojshme ne sherbim te plotesimit te kerkesave nga stoku i dyqanit apo magazines se kompanise.
- Te realizoje procesin e shitjes, dorezimin e mallit sipas kerkeses se klientit, faturimin dhe arketimin e saj.
- Te evidentoje dhe informoje lidhur me mungesat e stokut qe ve re ne dyqan.
- Te ndjeke furnizimin e dyqanit nga magazina qendrore duke hartuar kerkesen per plotesimin e treguesve te stokut si dhe duke ndjekur procedurat e kompanise per kete process.
- Te kontrolloj gjendjen inventarit.
Kualifikimet
- Te kete njohuri te mira mbi materialet elektrike (njohurite teknike perbejne avantazh).
- Te kete njohuri baze te Paketes Microsoft Office dhe te kete punuar me perpara me regjistrim faturash malli (Hyrje-Dalje produktesh).
- Te kete experience ne fusha te ngjashme.
- Preferohet mosha 25-35 vjec.
- Duhet te kete aftesi shume te mira komunikuese me klientet.
- Te kete perkushtim maksimal gjate orarit te punes.
- Aftesi per te punuar ne grup.
- Te ruaje konfidencialitetin.
Kandidatet e interesuar te dergojne aplikimet e tyre prane Departamentit te Burimeve Njerezore ne e-mail: ehallvaxhiu@itegrup.al
Job Detail
-
Career LevelOthers
-
ExperienceLess than 1 Year
-
GenderBoth
-
INDUSTRYManagement
-
QualificationDiploma