Job Overview
Billa & Co Shpk një kompani e re, dinamike, me rritje vit pas viti, në fushën e tregtimit të pllakave, parketit dhe hidrosanitareve, kërkon:
Përfaqësues/e Shitjesh në Showroom.
Detyrat
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Realizon aktivitetin e shitjes me qëllim arritjen e objektivave të paracaktuara;
- Të orientojë dhe sugjerojë tek klientët produktet dhe cmimet më të mira, duke u mbështetur në kërkesat e tyre;
- Të ketë përgjegjësi për mirëmbajtjen, organizimin dhe pozicionimin e produkteve në sektorin përkatës;
- Të ndjek procesin e shitjes deri në mbërritjen e porosisë pranë klientit;
- Të përgatisi preventivin e artikujve të shitur për klientin;
- Të menaxhojë ekspozitën ku përfshihet përditësimi i artikujve të rinj dhe sugjerimi i vendosjes së produkteve;
- Të tregojë dëshirë dhe rezultate të dukshme për të plotësuar objektivat e shitjeve.
Kualifikimet
Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
- Të ketë eksperiencë në shitje, përbën avantazh;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe organizative;
- Të bashkëpunojë në grup;
- Të jetë person i shkathët dhe korrekt.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në me fotografi në adresën e mëposhtme: hr@billa.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Billa&Co Shpk.
Job Detail
-
Career LevelOthers
-
Experience2 Years
-
GenderBoth
-
INDUSTRYManagement
-
QualificationHigh School