Përgjegjës HSE

Punajuaj
  • Post Date: January 13, 2022
  • Apply Before: May 14, 2022
  • Applications 0
  • Views 1
Job Overview

Departamenti: Teknik

  • Funksionet bazë dhe qëllimi i përgjegjësive:
  • Përgjegjësi HSE ka për detyrë të koordinojë me projekt menaxherët e shoqërisë Progeen sh.p.k për të siguruar zbatimin e politikave të sigurimit teknik dhe ato mjedisore në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  • Ai ka për detyrë të implementojë praktikat më të mira duke mbajtur në konsideratë objektivat e shoqërisë Progeen sh.p.k në lidhje me produktivitetin, etj.
  • Përgjegjësi HSE është përgjegjës për krijimin, zhvillimin, implementimin, komunikimin dhe koordinimin e programeve të sigurimit teknik dhe mjedisor.
  • Përgjegjësi HSE raporton direkt me drejtuesit teknik të shoqërisë Progeen sh.p.k dhe ka marrëdhënie të ngushta me drejtuesit e kantiereve ku shoqëria Progeen sh.p.k kryen veprimtari ndërtimi si edhe me departamentet e tjera si financa, departamenti teknik dhe burimet njerëzore.

Detyrat

Detyrat Kryesore:

  • Zhvillon dhe implementon politikat e sigurimit në përputhje me legjislacionin kombëtar apo ndërkombëtar në varësi të kërkesave të çdo projekti.
  • Identifikon praktikat më të mira dhe merr iniciativa për përmirësimin e vazhdueshëm të sigurisë, uljen e rreziqeve në procese të ndryshme të punës dhe ndërgjegjësimin e punonjësve për sigurinë në punë.
  • Zhvillon, implementon dhe mirëmban programet e trajnimit të stafit sipas udhëzimeve të rregulloreve në fuqi, monitorimit të kushteve të rrezikshme të punës, përdorimin e pajisjeve të sigurisë, etj.
  • Jep asistencë teknike, trajnime, udhëzon e monitoron përgjegjësit e tjerë lidhur me çështjet e sigurisë dhe ndryshimet e nevojshme në procese.
  • Zhvillon vizita dhe inspektime nëpër kantiere, përgatit raporte mbi vrojtimet e kryera dhe jep rekomandimet për masa korrigjuese dhe i ndjek ato deri në zbatimin e tyre të plotë.
  • Mban raporte mjedisore.
  • I përmbahet politikave të shoqërisë Progeen shpk, rregulloreve të brendshme, kodit të etikës dhe procedurave.
  • Kryen edhe detyra të tjera të cilat i ngarkohen.

Kualifikimet

Kërkesat e Edukimit: Master’s Degree/ Diplomë Master.

  • Të ketë përfunduar studimet për inxhinieri ndërtimi (3+2 ose 5 vjeçare).

Aftësi të tjera:

  • Aftësi të mira drejtuese të mbështetura në përvojat e mëparshme.
  • Përvojë mbi 3 vjet në menaxhimin HSE të kantiereve ose proceseve të ndryshme teknologjike.
  • Vetë-motivim i lartë.
  • Aftësi të mira komunikimi të shkruar edhe të folur.
  • Njohuri të mira të paketave Word/ Excel.
  • Historik i besueshëm bashkëpunimi i mirë me stafin, menaxhimin.
  • Gatishmëri për përgjigje të menjëhershme në raste urgjencash.

* Aplikantet e interesuar duhet të dergojnë CV-në e tyre nëpërmjet modulit te websitit, ose mund të dërgohen në adresën: info@progeen.com me subjektin: “Apikim per pozicionin – Pergjegjes HSE”.

** Vetëm aplikantët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nga kompania.

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience3 Years
  • GenderMale
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.