Pergjegjesi Mirembajtes per Impiantet Ndihmese Tirane

Punajuaj
  • Post Date: November 15, 2023
  • Apply Before: February 14, 2027
  • Applications 0
  • Views 8
Job Overview

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Përgjegjës për programimin, kordinimin dhe kryerjen e aktiviteteve te mirembajtjes parandaluese dhe asaj te menjehereshme ne menyre qe te sigurohet permiresimi i funksionimit te linjave te prodhimit dhe impianteve ndihmese, me fokus kryesor në impiantet ndihmëse. Mbikëqyre personelin e mirembajtjes gjate punes per te siguruar respektimin e rregullave te sigurimit teknik.

Detyrat

Në mënyrë më specifike, përgjegjësitë përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në, sa më poshtë:

  • Programon ndërhyrjet e mirëmbajtjes së zakonshme dhe të jashtëzakonshme, duke përcaktuar prioritetet e ndërhyrjes per impantet ndihmese.
  • Menaxhon dhe koordinon nënkontraktorët gjate aktivitetit te tyre.
  • Kontrollon efikasitetin e impianteve ndihmese.
  • Kontrollon dhe aprovon raportin e nderhyrjeve te kryera nga stafi si dhe përpunon raportet periodike të monitorimit të mirëmbajtjes.
  • Vlereson performancen e impianteve dhe propozon aksione permiresuese o investime.
  • Ndihmon ne përgatitjen e vlerësimit të rrezikut.
  • Të punojë me Menaxherin e Shendetit dhe Sigurise ne Pune që të marrë masat e nevojshme për të parandaluar zjarret dhe evakuimin e vendeve të punës, si dhe për cdo rrezik tjeter serioz dhe të menjëhershëm.
  • Siguron regjistrimin me saktesi te dokumentacionit ne perputhje me procedurat ne fuqi.

Kualifikimet

  • Diploma e Shkolles se Larte ne Inxhinieri Elektrike /elektronike, Mekanike/Mekatronike.
  • Eksperience ne menaxhimin e prodhimit, mirembajtjes dhe sigurise teknike te personelit ose me shume vite pune.
  • Aftesi shume te mira komunikimi.
  • Aftesi te larta operacionale.
  • Njohuri të mira të gjuhës italiane dhe / ose angleze.

Aftësitë teknike:

  • Njohuri të fortë dhe të kuptuarit e sigurisë procesit, sigurinë elektrike dhe GMP.
  • Aftësi të shkëlqyera, njohuri dhe përvojë në kryerjen e mirëmbajtjes parandaluese.
  • Njohja e mirëmbajtjes, të kuptojnë skemat, vizatime Auto CAD dhe objekteve të blerjes.
  • Njohja dhe përdorimi i Microsoft Office.
  • Njohja dhe përdorimi i aplikacioneve software teknike.
  • Aftësitë per identifikimin e difekteve te pajisje të mirëmbajtjes.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
. .

Të nderuar aplikantë: Nëse na drejtoheni përmes e-mail për të derguar CV-në tuaj me qëllim aplikimin për pozicione të reja pune pranë CCBS, jeni të lutur të shtoni në CV-në ose e-mailin tuaj deklaratën e mëposhtme:

CCBS mbron të dhënat tuaja personale me teknologji më bashkëkohore të IT-së dhe me sisteme të mbrojtjes fizike. Në përputhje me kuadrin ligjor ne fuqi, Kandidati gëzon të drejtën që në çdo moment, nëpërmjet një kërkese pranë CCBS në adresën hr@cocacola.al, Ju keni të drejtë që të aksesoni këto të dhena si dhe të kërkoni fshirjen apo korrigjimin e tyre. Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit, i cili është bazuar në pëlqimin e dhënë me dërdimin e CV-së pranë CCBS përpara tërheqjes së tij.

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience2 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.