Punonjës Social

Punajuaj
  • Post Date: December 29, 2021
  • Apply Before: May 27, 2022
  • Applications 0
  • Views 3
Job Overview

Titulli i pozicionit: Facilitator/Punonjës Social
Vendi: Durrës
Orë pune: 40 orë/javë
Mbikqyrës: Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit

Kontekst
Fondacioni “Ndihmë për Fëmijët” (NPF) është një organizatë jo-fitimprurëse e shoqërisë civile, që punon në nivel strategjik dhe zbatues në fushën e gjithëpërfshirjes sociale dhe arsimore,
fuqizimit ekonomik dhe vetmobilizimit të grupeve në nevojë dhe mbështetjen e qeverisjes vendore në planifikimin, menaxhimin dhe ofrimin e shërbimeve të integruara sociale efikase që synojnë nxjerrjen nga varfëria të ketyre grupeve.
NPF përmbush misionin e saj përmes zbatimit të projekteve te dedikuara, të mbështetura nga donatorët dhe në bashkëpunim të ngushtë me pushtetin vendor e vetë përfituesit.
Zbatimi i këtyre projekteve, përvec të tjerave, ka nevojë për burime njerëzore të kualifikuara, me eksperiencë, aftësi profesionale relevante dhe përkushtim ndaj misionit të organizatës.
Në këtë fazë, në mbështetje të zbatimit te projektit “Askush te mos mbetet pas” dhe ofrimit te sherbimeve sociale ne Njesine Administrative Sukth (Durres), NPF po kërkon të punesojë një profesionist në pozicionin e facilitatorit/punonjësit social.

Funksionet bazë të pozicionit:

Lehtesuesi lokal i projektit/punonjesi social do te kete pergjegjesine e sigurimit te zbatimit te aktiviteteve dhe sherbimeve te projektit ne nivel lokal.
Kandidati do te punoje ne bashkepunim te ngushte me ofrues te sherbimeve sociale ne minibashkine e Sukthit dhe ne Bashkine e Durresit, anetare te tjere te stafit lokal dhe qendror te projektit.
Ai/Ajo kryesisht do te: koordinoje mbi baza ditore punen dhe sherbimet e stafit te projektit, do te ofroje sherbime sociale te parashikuara ne projekt,
do te koordinoje aktivitetet e projektit me te gjitha institucionet lokale te interesuara, do te plotesoje dokumentacionin e nevojshem, do te raportoje sipas kerkesave te zyres qendrore, do te administroje zyren lokal,etj.

Kualifikime të nevojshme: Lehtesuesi/Punonjësi social duhet të demonstrojë njohuri profesionale dhe aftësi praktike në fushën e punës/shërbimeve sociale dhe gjithëpërfshirjes. Ai/ajo duhet të ketë:

Arsim: 
Diplome fakulteti ne degen e punes sociale (e preferuar) ose ne dege te peraferta. Kualifikime te tjera si dhe njohuri te paketes baze kompjuterike.

Eksperiencë: Kandidati i suksesshem duhet te kete minimalisht 3 vite pune ne pozicione te ngjashme ne organizata, institucione ose projekte kryesisht te fushes se perfshirjes sociale dhe sherbimeve direkte.
Gjithashtu duhet te kete eksperience pune dhe njohje te thelle te nevojave per zhvillim te komuniteteve te marxhinalizuara, kryesisht Rome dhe Egjiptiane; te kete njohuri rreth kultures dhe dinamikave te zhvillimit te tyre komunitar.
Preferohet njohja e institucioneve lokale te sherbimeve si shkollat, qendrat e formimit profesional, zyrat e punesimit, bashkia etj.

Gjuhët:
 Shqip; njohuri te anglishtes, e preferuar.

Njohuri të tjera dhe aftësi ndërpersonale:

Njohuri te mira ne koordinim dhe zbatim projektesh zhvillimore;
Aftesi ne ofrimin e sherbimeve te integruara sociale;
Aftesi te shkelqyera komunikimi;
Aftesi te dukshme per te punuar ne grup;
Aftesi per te menaxhuar/funksionuar ne ambjente inter kulturore;
Aftesi analitike dhe raportuese.

Aplikimi:

Individët që zotërojnë këto cilësi duhet të dorëzojnë:
1. Curriculum Vitae;
2. Letër motivimi ku të përshkruajnë motivacionin dhe se si cilësite/aftesite e tyre janë të përshtatshme për pozicionin;
3. Dy letra rekomandimi;

Dërgoni aplikimin online në:NPFTirana@icc-al.org.

Komisioni përzgjedhës zotëron të drejtën të kërkojë dokumenta shtesë.
Vetem aplikuesit e shortlistuar do te njoftohen per interviste.

Fondacioni “Ndihmë për Fëmijët” ofron mundësi të barabarta punësimi pa dallime gjinie, etnie dhe fetare.

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience3 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationHigh School
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.