Job Overview
Kujdeset per shërbimin ndaj klientit, duke u shërbyer me profesionalizëm. Suporton në të gjitha proceset e dyqanit, raporton për çdo problematikë tek Menaxheri i Dyqanit.
Detyrat
- Kujdeset për shërbimin ndaj klientit dhe sigurohet që të plotësojë çdo kërkese të tij.
- Sugjeron më shumë se një artikull për klientët e dyqanit.
- Kujdeset që çdo klient të jetë i pajisur me kartën Happy dhe në rastet e klientëve të rinj realizon pajisjen me kartë duke plotesuar formularin përkatës.
- Në mungesë të kasierit kur punon i vetëm në turn mban përgjegjësinë dhe depozitimin e cash-it në bankë ose në arkë.
- Kujdeset që asnjë artikull i ekspozuar në dyqan të mos i mungojë çmimi i shitjes & sinjali.
- Informon të gjithë klientët për promocionet aktive në dyqan.
- Rendit artikujt sipas masave, vendos artikujt në varëse & kryen proçesin e palosjes së artikujve.
- Pjesët e veshjeve që janë të ndara si rripa apo aksesorë të tjerë duhet të pajisen me alarm gjithashtu.
- Kujdeset që dhoma e provës të jetë në rregull, duke e kontrolluar herë pas herë dhe duke hequr produktet që ndodhen aty.
- Bën zëvëndësimin e artikujve që mungojnë në dyqan.
- Kujdeset që dyqani të jetë në i rregullt dhe i pastër.
- Duhet të ketë njohuri të mirë të artikujve.
- Kujdeset që klienti në dhomën e provës të mos marrë më shumë se 5 artikuj.
- Artikujt e dëmtuar dhe të papastër i heq menjëhere nga shitja dhe i raporton Menaxherit të Dyqanit.
- Merr pjesë në hapjen e koleksioneve të reja dhe kontrollon që faturat të korespondojnë me hyrjen fizike të produktit.
- Suporton Manaxherin dhe Visual Merchandiser ne proceset e punës.
- Mban përgjegjësi për mallin që ka në dyqan/Inventarin.
Kualifikimet
- Të ketë mbaruar shkollën e mesme ose te lartë.
- Të punojë në grup.
- Të jetë e drejtuar nga objektivat.
- Të ketë aftësi shumë të mira të komunkimit.
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze.
Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@fashiongroup.al me subjekt Sales Assistant.
Job Detail
-
Offerd Salary0- £15,000
-
Career LevelOthers
-
ExperienceLess than 1 Year
-
GenderBoth
-
INDUSTRYFinance
-
QualificationDiploma