Sales Assisant

This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: November 11, 2021
  • Apply Before: January 10, 2022
  • Applications 0
  • Views 7
Job Overview

Kujdeset per shërbimin ndaj klientit, duke u shërbyer me profesionalizëm. Suporton në të gjitha proceset e dyqanit, raporton për çdo problematikë tek Menaxheri i Dyqanit.

Detyrat

  • Kujdeset për shërbimin ndaj klientit dhe sigurohet që të plotësojë çdo kërkese të tij.
  • Sugjeron më shumë se një artikull për klientët e dyqanit.
  • Kujdeset që çdo klient të jetë i pajisur me kartën Happy dhe në rastet e klientëve të rinj realizon pajisjen me kartë duke plotesuar formularin përkatës.
  • Në mungesë të kasierit kur punon i vetëm në turn mban përgjegjësinë dhe depozitimin e cash-it në bankë ose në arkë.
  • Kujdeset që asnjë artikull i ekspozuar në dyqan të mos i mungojë çmimi i shitjes & sinjali.
  • Informon të gjithë klientët për promocionet aktive në dyqan.
  • Rendit artikujt sipas masave, vendos artikujt në varëse & kryen proçesin e palosjes së artikujve.
  • Pjesët e veshjeve që janë të ndara si rripa apo aksesorë të tjerë duhet të pajisen me alarm gjithashtu.
  • Kujdeset që dhoma e provës të jetë në rregull, duke e kontrolluar herë pas herë dhe duke hequr produktet që ndodhen aty.
  • Bën zëvëndësimin e artikujve që mungojnë në dyqan.
  • Kujdeset që dyqani të jetë në i rregullt dhe i pastër.
  • Duhet të ketë njohuri të mirë të artikujve.
  • Kujdeset që klienti në dhomën e provës të mos marrë më shumë se 5 artikuj.
  • Artikujt e dëmtuar dhe të papastër i heq menjëhere nga shitja dhe i raporton Menaxherit të Dyqanit.
  • Merr pjesë në hapjen e koleksioneve të reja dhe kontrollon që faturat të korespondojnë me hyrjen fizike të produktit.
  • Suporton Manaxherin dhe Visual Merchandiser ne proceset e punës.
  • Mban përgjegjësi për mallin që ka në dyqan/Inventarin.

Kualifikimet

  • Të ketë mbaruar shkollën e mesme ose te lartë.
  • Të punojë në grup.
  • Të jetë e drejtuar nga objektivat.
  • Të ketë aftësi shumë të mira të komunkimit.
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze.

Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@fashiongroup.al me subjekt Sales Assistant.

Job Detail
  • Offerd Salary0- £15,000
  • Career LevelOthers
  • ExperienceLess than 1 Year
  • GenderBoth
  • INDUSTRYFinance
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.