Sales assistant

Application deadline date has been passed for this Job.
This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: November 19, 2021
  • Applications 0
  • Views 63
Job Overview

Kujdeset per shërbimin ndaj klientit, duke u shërbyer me profesionalizëm. Suporton në të gjitha proceset e dyqanit, raporton për çdo problematikë tek Menaxheri i Dyqanit.

Detyrat

Kujdeset për shërbimin ndaj klientit dhe sigurohet që të plotësojë çdo kërkese të tij. Sugjeron më shumë se një artikull për klientët e dyqanit. Kujdeset që çdo klient të jetë i pajisur me kartën Happy dhe në rastet e klientëve të rinj realizon pajisjen me kartë duke plotesuar formularin përkatës. Në mungesë të kasierit kur punon i vetëm në turn mban përgjegjësinë dhe depozitimin e cash-it në bankë ose në arkë. Kujdeset që asnjë artikull i ekspozuar në dyqan të mos i mungojë çmimi i shitjes & sinjali. Informon të gjithë klientët për promocionet aktive në dyqan. Rendit artikujt sipas masave, vendos artikujt në varëse & kryen proçesin e palosjes së artikujve. Pjesët e veshjeve që janë të ndara si rripa apo aksesorë të tjerë duhet të pajisen me alarm gjithashtu. Kujdeset që dhoma e provës të jetë në rregull, duke e kontrolluar herë pas herë dhe duke hequr produktet që ndodhen aty. Bën zëvëndësimin e artikujve që mungojnë në dyqan. Kujdeset që dyqani të jetë në i rregullt dhe i pastër. Duhet të ketë njohuri të mirë të artikujve. Kujdeset që klienti në dhomën e provës të mos marrë më shumë se 5 artikuj. Artikujt e dëmtuar dhe të papastër i heq menjëhere nga shitja dhe i raporton Menaxherit të Dyqanit. Merr pjesë në hapjen e koleksioneve të reja dhe kontrollon që faturat të korespondojnë me hyrjen fizike të produktit. Suporton Manaxherin dhe Visual Merchandiser ne proceset e punës. Mban përgjegjësi për mallin që ka në dyqan/Inventarin.

Kualifikimet

Të ketë mbaruar shkollën e mesme ose te lartë. Të punojë në grup. Të jetë e drejtuar nga objektivat. Të ketë aftësi shumë të mira të komunkimit. Të ketë njohuri të gjuhës angleze.

Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@fashiongroup.al me subjekt Sales Assistant

Job Detail
  • Offerd Salary0- £15,000
  • Career LevelOthers
  • ExperienceLess than 1 Year
  • GenderFemale
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.