Sales Representative

Punajuaj
  • Post Date: November 24, 2021
  • Apply Before: January 23, 2022
  • Applications 0
  • Views 0
Job Overview

Kompania TopDistribution shpk operon prej 9 vitesh në fushën e distribucionit me shumicë të produkteve ushqimorë dhe jo ushqimore.
• Distributor ekskluziv per brandet; Croco, Chips Way, Selpak, Aristea, Kotanyi, Spontex, Alufix, Uni, Iskon etj.
• Objektivi kryesor i kompanisë, është të krijojë një rrjet shitjesh të specializuar dhe të strukturuar në mënyrë profesionale për tregëtimin dhe shitjen e produkteve ekskluzive të një cilësie superiore për tregun shqiptar në sektorin ushqimor dhe jo ushqimore.

Kompania kërkon të punësojë në pozicionin e Sales Representative një vajzë ose një djalë për qytetin e Tiranës dhe Durrësit.

Qëllimi i Pozicionit: Shërbimi cilësor ndaj klienteve ekzistues dhe identifikimi i klienteve të rinj, duke synuar rritjen e shitjeve ne zonat përkatëse.

Detyrat

• Mirëmban rrjetin e klientëve ekzistues dhe identifikon klientë të rinj potencial.
• Prezanton në mënyrë profesionale produktet, të cilat trajtohen me shumicë, tek klientët e zonës që mbulon.
• Punon ngushtesisht me drejtorin e shitjeve ne perpilimin e kushteve dhe kontratave te shitjes me klientet qe mbulon.
• Eshte pjese e negocimit direkt me klientet , bashke me superiorin e tij.
• Eshte pergjegjes per rezultatin e shitjeve ne cdo account qe mbulon.
• Identifikon nevojat e klientëve dhe jep propozime për përmbushjen e nevojave të klientit.
• Realizon shitje nga gjithë gama e produkteve pjesë e katalogut të shumicës.
• Ofron shërbim ndaj klientëve, si para, po ashtu dhe pas shitjes.
• Monitoron procesin e porosive dhe bashkëpunon ngushtë më gjithë departamentet përgjegjëse deri ne mbërritjen e tyre tek klienti.
• Zbaton dhe respekton procedurat në fuqi dhe rregulloren e brendshme të kompanisë.
• Raporton me shkrim tek manaxheri i shitjeve mbi ecurinë e punës dhe problematikat e hasur.

Kualifikimet

Edukimi:Arsimi i lartë do të përbënte avantazh, preferohet Profili Ekonomik ose Shkenca Sociale.
Mosha: Nga 25 deri 40 vjec
Eksperiencë pune: Minimalisht 5 vjet eksperiencë pune në kompani të ngjashme distribucioni ushqimore dhe joushqimore.
Pagesa: Është motivuese dhe dinamike në varësi të rezultateve të arritura. Page baze atraktive, plus % mujore mbi xhiron (aplikohet pas 3 muajve te pare te proves) sikunder dhe perfiton bonuse te ndryshme 3 mujore kundrejt objektivave specifike.

Aftësitë:
• Aftësi shumë të mira komunikuese
• Aftësi shumë të mira prezantuese
• Aftësi shumë të mira nëgociuese
• Aftësi analizuesë.
• Aftësi shumë të mira për të punuar në grup.

Aftësi të tjera:
• Njohuri të mira të gjuhës angleze ose italiane.
• Njohuri shumë të mira të paketes Microsoft Office.
• Të disponojë patentë automjeti të klasit B.

Email: sales1@topdistribution.al

Cel. : 0689072020

Job Detail
  • Offerd Salary0- £15,000
  • Career LevelOthers
  • Experience5 Years
  • GenderMale
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.