Job Overview
Union Bank është një bankë private me kapital 100% shqiptar me aksioner kryesor UFT. Që prej fillimit të aktivitetit në 2006, Union Bank ka shënuar rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 600 milion EUR asete. Nëpërmjet një rrjeti prej 32 degësh dhe mbi 50 ATM, banka u shërben me mijëra klientëve që i kanë besuar financat e tyre personale dhe të biznesit dhe na kanë vlerësuar për shërbim cilësor dhe fleksibilitet. Ne jemi krenarë për standartet e larta të shërbimit të klientëve dhe vazhdojmë ti përmirësojmë ato. Union Bank numëron mbi 400 punonjës, të cilët japin kontributin e tyre të paçmueshëm në arritjen e rezultateve të bankës. Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti pune, ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Gjithashtu, impenjohemi maksimalisht në trajnimin dhe zhvillimin e tyre. Aktualisht, po kërkojmë kandidatë të përshtatshëm për t’iu bashkuar skuadrës sonë në Divizionin Retail, në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë, në pozicionin: Senior Specialist i Eksperiences se Klientit dhe Segmentimit
Qëllimi i përgjithshëm i punës: Te jete pjese aktive e ekipit dhe entuziast per te krijuar modelet e segmentimit per klientet individ si dhe matjen e ekperiences se klienteve me Union Bank. Objektivi kryesor eshte te synoj ne menyre konstante arritjen e objektivave ne Bankes duke ndertuar modele te segmentimit dhe kuptoj nevojat e klientit bazuar ne indikatoret e performances se eksperiences se klienteve. Ky pozicion eshte pergjegjes per te identifikuar dhe percaktuar klientet e ndryshem te bankes si dhe te kuptoje nevojat e tyre dhe vleres qe ne ju ofrojme dhe si mund te komunikojme dhe t’u sherbejme atyre ne menyre me efikase dhe efektive. Ky rol do te fokusohet ne zhvillimin dhe vendosjen e nje strategjie grupimesh te klienteve ne permiresimin e kenaqesise se klientit, si dhe ne optimizimin platformes per te matur eksperiencen e klientet me Banken. Si nje expert ne Eksperiencen e Klienteve, ju do te mbeshtesni zhvillimin dhe zbatimin e strategjise se pervojes se klientit duke ndertuar segmente dhe nen segmente mbi analiza te detajuara te profilit dhe sjelljes se klientit. Ky pozicion eshte pergjegjes per te lidhur strategjine e bankes ne bashkepunim me ekipin e Divizionit dhe Departamenteve te tjera per te identifikuar permiresimet e nevojshme dhe per te rritur angazhimin e bankes ndaj klienteve te saj.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Definon dhe aplikon metodologji analitike per te ndertuar grupime klientesh individ bazuar ne nevojat dhe sjelljet e klienteve;
- Bazuar ne analizat krijon nje profil per çdo segment qe perfshin kriteret e segmentit dhe analize te thelle te secilit segment(grupim);
- Identifikon nga analizat karkateristikat dhe tiparet e klienteve dhe nevojat e tyre per ti targetuar dhe ofruar produktet dhe sherbimet e duhura;
- Eshte pergjegjes per te ndertuar matrica segmentimi bazuar ne modele analitike per te krijuar nje profil te plote te klientit;
- Eshte pergjegjes per parametra matese te efektivitetit per te gjitha aktivitetet pergjate Ciklit te Jetes se Klientit;
- Drejton Projekte te ndryshme ne Banke per te permisuar eksperincen e klienteve individe; Monitoron ne nje kendveshtrim me te pergjithshem ecurine e ekperiences se klienteve dhe ne bashkepunim me departamentin apo me struktura te tjera ne Banke rekomandon permisime;
- Eshte pergjegjes per realizimin e objektivave sasiore dhe cilesore te cilat caktohen per departamentin nga Drejtimi Ekzekutiv;
- Pergatit raporte dhe analiza periodike apo sipas kerkeses ku jepen informacione mbi ecurine e segmenteve per klientet Retail dhe ekperiencen me banken si dhe propozimet perkatese qe mund te jene te nevojshme te ndermerren;
- Bashkepunon me departamentet perkatese per te zhvilluar kerkime tregu.
- Analizon rezultatet e kerkimeve te tregut per te kuptuar ne menyre cilesore shtresat e ndryshme te segmentimit;
- Mbledh dhe nderton njohuri dhe analiza te klienteve per te krijuar oferta te targetuara (bazuar ne segmentet e ndertuara) per te arritur terheqjen, mbajtjen dhe besnikerine e klientit (Aquisition, Retention & Loyalty);
- Ndjek vazhdimisht angazhimin e klienteve ne produktet e bankes dhe ndihmon ne ndertimin e rrugetimit te klienteve (customer journeys) CX dhe dizenjimin e proceseve te automatizuara, ndertimin, rishikimin e performances dhe hapat e metejshem.
Kualifikimet
Profili Individual:
- Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik ose fusha të lidhura me të;
- Te pakten tre vite eksperience bankare, preferohet ne biznesin Retail, njohuri te produkteve dhe sherbimeve dixhitale te bankes;
- Aftesi te zhvilluara analitike; Aftesi shume te mira te komunikimit verbale dhe te shkruara;
- I/E afte te punoje ne grup dhe ne menyre te pavarur si dhe te arrije pune cilesore me minimumin e mbikeqyrjes;
- Njohuri te formave dhe menyrave te matjes se Eksperiences se Klientit;
- I/E pergjegjshem dhe te ruaje konfidencialitetin e informacionit;
- Natyre proaktive me vullnet per te mesuar dhe avancuar;
- Njohuri te mira te programeve baze kompjuterike dhe njohuri te gjuhes angleze.
Ftojmë personat e interesuar të aplikojnë duke dërguar dokumentacionin si më poshtë: CV Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore. Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata. Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive. Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër. Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në humanresources@unionbank.al
Job Detail
-
Career LevelOthers
-
Experience2 Years
-
GenderFemale
-
INDUSTRYManagement
-
QualificationHigh School