Senior Specialist i Risqeve të Tregut dhe Riskut Operacional

Punajuaj
  • Post Date: December 20, 2021
  • Apply Before: June 18, 2022
  • Applications 0
  • Views 5
Job Overview

Union Bank është një bankë private me kapital 100% shqiptar me aksioner kryesor UFT. Që prej fillimit të aktivitetit në 2006, Union Bank ka shënuar rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 600 milion EUR asete. Nëpërmjet një rrjeti prej 32 degësh dhe mbi 50 ATM, banka u shërben me mijëra klientëve që i kanë besuar financat e tyre personale dhe të biznesit dhe na kanë vlerësuar për shërbim cilësor dhe fleksibilitet. Ne jemi krenarë për standartet e larta të shërbimit të klientëve dhe vazhdojmë ti përmirësojmë ato.   Union Bank numëron mbi 400 punonjës, të cilët japin kontributin e tyre të paçmueshëm në arritjen e rezultateve të bankës. Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti pune, ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Gjithashtu, impenjohemi maksimalisht në trajnimin dhe zhvillimin e tyre.

Aktualisht, po kërkojmë kandidatë të përshtatshëm për t’iu bashkuar skuadrës sonë në Departamentin e Menaxhimit të Riskut në pozicionin:  

Senior Specialist i Risqeve të Tregut dhe Riskut Operacional  

Qëllimi i Punës:  

  • Përgjegjës për identifikimin, matjen, monitorimin dhe raportimin e të gjithë risqeve me të cilat ndeshet banka gjatë zbatimit të strategjisë së saj të biznesit, specifikisht referuar risqeve të tregut, riskut të likuiditetit dhe riskut operacional. Ky rol konsiderohet si linjë e pavarur e kontrollit për këto fusha të rëndesishme.  

Detyrat

Përgjegjësitë kryesore:

  • Siguron identifikimin, matjen, monitorimin dhe raportimin e saktë të ekspozimit ndaj risqeve dhe treguesit përkatës të riskut të likuiditetit, risqeve të tregut, si dhe të riskut operacional me qëllim minimizimin e humbjeve nga këto risqe,
  • Merr pjesë në proçesin e rishikimit të politikave, proçedurave dhe rregulloreve të brendshme duke formuluar propozime konkrete në përputhje me kuadrin rregullator dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në fushën e menaxhimit të riskut,
  • Përgjegjës për përshtatshmërinë dhe qëndrueshmërinë e modeleve/supozimeve të përdorura si dhe infrastrukturën e menaxhimit të riskut në linjë me produktet dhe nivelin e kompleksitetit të bankës,
  • Përgjegjës për cilësinë dhe përgatitjen në kohë të raporteve për secilën nga fushat e mësipërme, analizon shifrat/faktet/ngjarjet dhe asiston në nxjerrjen e konkluzioneve të rëndësishme dhe të rekomandimeve të cilat i prezantohen strukturave të ndryshme brenda bankës.
  • Merr pjesë në rishikimin e vazhdueshëm të indikatorëve kyç të riskut nën fokusin e efiçencës operacionale, efektivitetit të proçesit dhe analizon ndryshueshmërinë/ luhatshmërinë e tyre,
  • Suporton dhe siguron cilësi të lartë në proçesin e vetëvlerësimit të riskut operacional, ndjek saktësisht fazat e proçesit, analizon dhe moniton risqet e identifikuara dhe kontrollet e brendshme të deklaruara, si dhe ndjek zbatueshmërinë e planit të masave të miratuara,
  • Jep opinion/ vlerësimin lidhur me rreziqet e mundshme që mund të lindin nga hedhja në treg e produkteve të reja apo krijimi e proçeseve të reja të lidhura me rreziqet e tregut dhe atë operacional, identifikon dhe vlerëson mjaftueshmërineë e kontrolleve të brendshme në proçeset e reja apo rishikimin e atyre ekzistuese.
  • Monitoron dhe përditëson analizat/skenarët e stress-test-ve, analizon supozimet e përdorura dhe vlerëson skenarët më të kënaqshëm duke i kushtuar vëmendje kapacitetit dhe reagimit të bankës ndërkohë që përballet me skenarë jo të zakonshëm,
  • Bashkëpunon/koordinon/udhëheq veprimtari me departamentet e tjera lidhur me detyra të ndryshme dhe/ ose projekte lidhur me aktivitete të menaxhimit të riskut,
  • Përmbush detyra/aktivitete të tjera bazuar në nevojat e departamentit.
  • Merr pjesë aktive në rishikimin vjetor të politikës/ proçedurës së Planit të Vazhdueshmërisë së Biznesit (BCP)
  • Organizon dhe referon në trajnimet periodike të stafit të UB mbi temat e riskut operacional.
  • Rishikon politikat dhe proçedurat, përfshirë ato kundër mashtrimeve dhe bën përditësimet me raste konkrete të ndodhura në industrinë bankare në Departamentin e Menaxhimit të Riskut si edhe Komitetin Operacional.
  • Përpilon dokumentat periodike për mbledhjet e radhës së Komitetit të Riskut Operacional.
  • Merr pjesë aktivisht në trajnime të domosdoshme për përditësimin e dijeve të tij në fushën e riskut.
  • Mban kontakte të ngushta dhe korrekte me palët e treta në lidhje me informacionet periodike apo ad-hoc që mund të kërkohen.

Kualifikimet

Profili Individual:

  • Diplomë Bachelor në Ekonomik ose në fusha të tjera të lidhura. E preferueshme diplomë Master e profilizuar në menaxhim bankar apo menaxhim risku.
  • Eksperiencë minimale 5-vjecare në sistemin bankar, nga të cilat 3-5 vite në menaxhimin e riskut, funksionet e kontrollit të brendshëm ose fusha të ngjashme;
  • E preferueshme do të ishte eksperiencë pune e dedikuar në riskun operacional dhe aftësi për të implementuar kërkesat për menaxhim efektiv të riskut operacional, analizën dhe zbërthimin e proçeseve dhe elementët e kontrollit të integruara në to, monitorimi i treguesve të paralajmërimit të hershëm dhe analiza e trendeve të treguesve të performancës/riskut etj. 
  • Njohuri shumë të mira të kuadrit rregullativ në fushën e mbikëqyrjes bankare dhe njohuri për praktikat më të mira të menaxhimit të riskut (rregullat e Bazel-it).
  • Kompetecë në punën me shifra, e preferueshme të kenë njohuri statistikore dhe përdorimin e modeleve matematikore dhe ekonometrike.
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
  • Njohuri të mira të produkteve bankare dhe praktikave të përdorura.
  • Aftësi shumë të mira në komunikim dhe shkrim, qëndrim i përgjegjshëm dhe proaktiv.
  • Njohuri të mjaftueshme/ mira të kuadrit legjislativ në fuqi, dhe njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft

Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”.

Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive. Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër. Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në humanresources@unionbank.al.

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience5 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYFinance
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.