Senior Specialist në Departamentin e Raportimit dhe Kontrollit Financiar

Application deadline date has been passed for this Job.
This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: December 17, 2021
  • Applications 0
  • Views 62
Job Overview

Union Bank është një bankë private me kapital 100% shqiptar me aksioner kryesor UFT. Që prej fillimit të aktivitetit në 2006, Union Bank ka shënuar rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 600 milion EUR asete. Nëpërmjet një rrjeti prej 32 degësh dhe mbi 50 ATM, banka u shërben me mijëra klientëve që i kanë besuar financat e tyre personale dhe të biznesit dhe na kanë vlerësuar për shërbim cilësor dhe fleksibilitet.

Ne jemi krenarë për standartet e larta të shërbimit të klientëve dhe vazhdojmë ti përmirësojmë ato.   Union Bank numëron mbi 400 punonjës, të cilët japin kontributin e tyre të paçmueshëm në arritjen e rezultateve të bankës. Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti pune, ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Gjithashtu, impenjohemi maksimalisht në trajnimin dhe zhvillimin e tyre. Aktualisht, po kërkojmë kandidatë të përshtatshëm për t’iu bashkuar skuadrës sonë në Departamentin e Raportimit dhe Kontrollit Financiar në pozicionin:  Senior Specialist në Departamentin e Raportimit dhe Kontrollit Financiar 

Qëllimi i Punës:  Siguron prodhimin e raporteve të nevojshme për kërkesat e brendshme të bankës (Departamentet, Drejtimi Ekzekutiv, Bordi i Drejtorëve) si dhe palëve të tjera të treta të autorizuara për marrjen e informacioneve nga banka, duke ushtruar në këtë proces dhe një kontroll dytësor mbi vërtetësinë dhe saktësinë e pasqyrave financiare të bankës.  

Detyrat

Përgjegjësitë kryesore:

  • Përgjegjës për gjenerimin e bilancit ditor të bankës duke ushtruar një kontroll dhe analizë të shpejtë mbi të dhënat gjatë këtij raportimi.
  • Përgjegjës për përgatitjen e raporteve të likuiditetit si dhe raportimin mujor të Bankës së Shqipërisë (SRU-së).
  • Pjesëmarrje në veprimet përllogaritëse apo kontrolluese gjatë proçesit të mbylljes së pasqyrave financiare deri në përgatitjen e pasqyrave financiare mujore.
  • Siguron përgatitjen e pasqyrave financiare të degëve të bankës duke vënë në dispozicion analizën e profitabilitetit të tyre.
  • Kujdeset për përgatitjen e raporteve dhe analizave eventuale të sistemit bankar në bazë të raportit statistikor të Bankës së Shqipërisë dhe/apo publikimeve të tjera në lidhje me këtë sistem.
  • Bashkëpunon ngushtë me Njësinë e Analizës dhe Buxhetit gjatë proçesit të buxhetimit.

Kualifikimet

Profili Individual:

  • Diplomë universitare në Fakultetin Ekonomik.
  • Eksperiencë e mëparshme të paktën 5 vite në fushën e raportimit në sektorin bankar.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese verbale dhe me shkrim.
  • Aftësi të shkëlqyera raportuese dhe vëmendje të shtuar ndaj detajeve.
  • Iniciativë dhe përgjegjësi e lartë, të arrijë punë cilësore me minimumin e mbikëqyrjes.
  • Aftësi për të kryer disa detyra në të njëjtën kohë.
  • I përgjegjshëm dhe ruan konfidencialitetin e informacionit.
  • Njohuri të avancuara të gjuhës angleze dhe kompjuterike (vecanërisht në excel, access.).

Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore. Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata. Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive. Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër. Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në humanresources@unionbank.al.

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience5 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYBanking
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.