Shef/e Finance

Application deadline date has been passed for this Job.
This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: November 29, 2021
  • Applications 0
  • Views 29
Job Overview

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ”Marea Resort” (Kavajë), ”Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), ”Plazhi i Gurtë” (Qeparo), ”Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe ”Meshtekna” Brezovice. 
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin për një nga kompanitë e saj në pozicionin:   Shef/e Finance. 
Përshkrim i përgjithshëm

Shef i Financës është përgjegjes për drejtimin e të gjitha aspekteve financiare dhe fiskale të operacioneve në kompani. Ai/AJO drejton, koordinon, administron, planifikon kontabilitetin dhe buxhetin e kompanise.

Detyrat

  • Drejton dhe monitoron të gjitha aktivitetet financiare, duke marrë kontrollin e përgjithshëm të funksionit kontabël të kompanisë.
  • Mbikqyr projektet investuese, kontabilitetin, sigurohet që çdo repart ka një buxhet të caktuar, kostot aktuale të jenë të regjistruara saktësisht ashtu si rezultatet e përgjithshme dhe fitim-prurja të ndiqet dhe të raportohet korrektësisht në kohe.
  • Koordinon përgatitjen e deklarateve financiare, raporteve financiare, analizave specifike dhe raporteve informuese në bashkëpunim me kompaninë audituese financiare.
  • Drejton Ekipin Financiar.
  • Zhvillon dhe drejton vënien në zbatim të planit strategjik dhe operacional të biznesit dhe projekteve.
  • Bashkëpunon me Manaxherët e tjerë që të ofrojë konsulence ndihmëse për iniciativat e planifikuara nëpërmjet analizave financiare, raporteve si edhe rekomandimeve.
  • Siguron përputhjen e kërkesave me legjislacionin e Drejtorisë së Tatimeve dhe Taksave.
  • Koordinon dhe kontrollon stafin në varësi në përgatitjen e pagave dhe benefiteve e të githë stafit të kompanisë. Analizon likuiditetin (Cash Flow), kontrollon kostot dhe shpenzimet me qëllim që të orientoje Drejtuesit e biznesit.
  • Analizon deklaratat financiare me qëllim evidentimin e dobësive dhe parashikimin e tyre.
  • Përcakton dhe zbaton sipas reparteve objektivat, politikat, procedurat financiare, në qëllime afatshkurtra dhe afatgjata.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar Arsimin e lartë ne Fakultetin e Ekonomisë për Financë-Kontabilitet.
  • Të ketë mbi 5 vjet eksperience pune si Shef Finance. Preferohen kandidate të cilët kanë eksperiencë të mëparshme në sektorin e shërbimeve.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të legjislacionit financiar si edhe në përdorimin e programeve financiare.
  • Të njohë shumë mirë ”Paketën Office” dhe programin ”Alpha Business”.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërveprimi me të tjerët.
  • Të ketë aftësi shumë të mira analitike, vendimarrëse dhe manaxheriale.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.

Personat e interesuar dhe që plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre ose të kontaktojnë në adresën e mëposhtme. hr@agikons.com.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


 

Job Detail
  • Career LevelManager
  • Experience5 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYFinance
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.