Shef Finance/ Financier

This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: December 10, 2021
  • Apply Before: March 8, 2022
  • Applications 0
  • Views 14
Job Overview

 

Administron të gjithë kapitalet e kompanisë, monetare dhe fizike, duke mbajtur përgjegjësi të plotë për të gjithë zinxhirin e proçesit financiar të kompanisë, që nga inventarizimi i të gjithë

aseteve, mirëmbajtja, administrimi, vënia në punë me efiçencë të plotë, planifikimet e të gjitha përdorimeve të tyre, planifikimin e investimeve, vlerave monetare etj.

Detyrat

  • Përgatit raportet financiare sipas akteve ligjore në fuqi, rregulloreve dhe bordit të drejtuesve të kompanisë.
  • Mbikëqyr rrjedhën e parasë dhe instrumentat financiarë, duke bërë edhe pagesat përkatëse sipas datave të caktuara.
  • Bën deklarimet mujore në Institucionin e Tatimeve dhe në Inspektoriatin e punës sipas përcaktimeve ligjore.
  • Shikon raportet përmbledhëse për të përcaktuar bilancet.
  • Bën raportime ditore te eprori i drejtpërdrejtë.
  • Planifikon, drejton dhe koordinon aktivitetet financiare të punonjësve në zyra dhe departamente.
  • Përcakton proçedurat për mirëmbajtjen dhe kontrollin e aseteve.
  • Ekzaminon, vlerëson dhe zbaton aplikimet normave të interesit.
  • Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga eprori i drejtpërdrejtë.

Kualifikimet

Kualifikimi dhe Eksperienca:

  • Diplomë Universitare në Financë.
  • 5 vjet eksperiencë ne këtë pozicion ose në këtë fushë.
  • Njohje e gjuhës angleze.
  • Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office, Financa 5, Alpha etj.
  • Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
  • Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.

Per ata qe i plotesojne keto kritere te dergojne CV-ne e tyre me foto, duke specifikuar pozicionin e punes per te cilin aplikojne: email: m.kurmemi@harmonia-hotels.com

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience5 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYFinance
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.