Shërbim Klienti

Application deadline date has been passed for this Job.
This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: December 21, 2021
  • Applications 0
  • Views 12
Job Overview

Union Bank është një bankë private me kapital 100% shqiptar me aksioner kryesor UFT. Që prej fillimit të aktivitetit në 2006, Union Bank ka shënuar rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 600 milion EUR asete. Nëpërmjet një rrjeti prej 32 degësh dhe mbi 50 ATM, banka u shërben me mijëra klientëve që i kanë besuar financat e tyre personale dhe të biznesit dhe na kanë vlerësuar për shërbim cilësor dhe fleksibilitet. Ne jemi krenarë për standartet e larta të shërbimit të klientëve dhe vazhdojmë ti përmirësojmë ato. Union Bank numëron mbi 400 punonjës, të cilët japin kontributin e tyre të paçmueshëm në arritjen e rezultateve të bankës. Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti pune, ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Gjithashtu, impenjohemi maksimalisht në trajnimin dhe zhvillimin e tyre. Në kuadër të zgjerimit të rrjetit te degëve në Tiranë po kërkojmë kandidatë të përshtatshëm për t’iu bashkuar skuadrës sonë në pozicionin: Shërbim Klienti (në zonën e arkës)

Qëllimi i Përgjithshëm i Punës: Siguron një shërbim të shkëlqyer klienti duke ofruar informacion të plotë dhe cilësor, duke këshilluar dhe shpjeguar klientët lidhur me paketat dhe produktet bankare që plotësojnë më së miri nevojat e tyre. Trajton të gjitha aktivitetet e klientëve, që kanë të bëjnë me cash dhe jo-cash, duke siguruar proçesim të saktë dhe efiçent për klientët.

Detyrat

Përgjegjësitë kryesore:
· Siguron se klientët përfitojnë shërbimin e kërkuar në kohë dhe me cilësi të lartë në përputhje me rregullat dhe procedurat e Bankës.
· Vepron me ndershmëri, objektivitet dhe kujdes në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të ngarkuara.
· Tregon kujdes në trajtimin e informacionit të marrë gjatë ushtrimit të detyrave të ngarkuara si dhe ruan konfidencialitetin e informacionit.
· Qëndron i informuar në lidhje me gamën e produkteve, paketave e shërbimeve të ofruara nga Banka. I sugjeron klientëve të cilët paraqiten në arkë, produkte dhe shërbime të tjera të përshtatshme për nevojat e tyre.
· I Shërben klientit me cilësi dhe eficience, për cdo shërbim të kërkuar prej tij dhe e orjenton drejt kanaleve alternative, sipas objektivave dhe fokusit te bankës.
· Sigurohet të realizojë objektivat individualë të lidhur me shitjen dhe shërbimin ndaj klientit, si dhe të kontribuojë në realizimin e objektivave të degës në tërësi.
· Është përgjegjës për administrimin dhe përpunimin e cash-it në arkën personale, përfshirë hapjen, mbylljen sipas Manualit të Arkës.
· Trajton të gjitha transaksionet e lidhura me cash dhe jo Cash për klientët sipas procedurave përkatëse duke trajtuar me saktësi dokumentacionin e nevojshëm, ekzekutimin në sistem dhe cash-in përkatës.
· Është përgjegjës për kontrollin dhe ruajtjen e dokumentacionit përkatës për secilin produkt apo transaksion të kryer, në përputhje me rregulloret në fuqi.
· Siguron që të gjitha transaksionet e hedhura në sistem të janë të njëjta me dokumentacionin justifikues përkatës.
· Menaxhon dhe arshivon sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara nga banka dokumentacionin e transaksioneve të kryera prej tij.
· I kushton rëndësi të veçantë identifikimit të klientit (dokumenti i identifikimit, nënshkrimi, etj.), në kuadër të kryerjes së transaksioneve bankare.
· Është i informuar mbi tiparet dalluese të kartëmonedhave vendase e të huaja që pranon banka dhe zbaton procedurat në fuqi në raste të kartëmonedhave fallco, të dëmtuara, etj.
· I kushton rëndësi aspekteve të sigurisë në punën në arkë, përgjegjësive për çelësa, kode, mbrojtjes në raste të tentativave për grabitje, etj.
· Në raste konstatimi të diferencave në arkë në fund të ditës, zbaton proçedurat në fuqi për identifikimin, rregjistrimin, mbylljen etj, të diferencave të cash-it.
· Ruan konfidecialitetin dhe vigjilencën gjatë dhe jashtë orarit të punës.

Kualifikimet

Profili i kërkuar:
· Diplomë Universitare në fushën Ekonomike ose në fushë të ngjashme me të, konsiderohet avantazh.
· Eksperienca e mëparshme në pozicion të ngjashëm konsiderohet avantazh, por nuk përbën kusht.
· Integritet i lartë personal. · Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe shitjeje.
· I përgjegjshëm, i vëmendshëm, korrekt dhe i saktë. · Aftësi shumë të mira për të bashkëvepruar në grup.
· Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe kompjuterike. Punojësit e suksesshëm në këtë pozicion mund të zhvillohen në Këshillues Klienti, dhe pozicione të tjera në degë ose departamente, bazuar në performancën, aftësitë dhe cilësitë individuale si dhe nevojat e bankës.

 

Personat e interesuar duhet të dërgojnë – CV – Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore. Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata. Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive. Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër. Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në  humanresources@unionbank.al.

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • ExperienceLess than 1 Year
  • GenderBoth
  • INDUSTRYBanking
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.