Sistemues/e

Punajuaj
  • Post Date: November 15, 2021
  • Apply Before: January 14, 2022
  • Applications 0
  • Views 4
Job Overview

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, eshte nje nga grupet investuese me te rendesishme dhe me te suksesshme ne rajonin e Ballkanit Perendimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN eshte i pranishem ne Austri, Shqiperi, Kosove, Bosnje dhe Hercegovine, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holande, me afersisht 6’000 punonjes ne total. Aktivitetet e Grupit BALFIN perfshijne zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive te patundshme, shitjet me pakice, industrine minerare, sistemin bankar, turizmin, energjine, logjistiken, etj.Grupi BALFIN po rritet ne menyre te qendrueshme dhe kontribuon ne permiresimin e jeteses se komuniteteve permes zhvillimit ekonomik, prezantimit te ideve te reja, punesimit dhe investimeve sociale. KidZone shpk eshte pjese e Balfin Group i specializuar ne shitje me pakice ku tregton ne ambientet e tij artikuj te ndryshem per femije si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesore te shumellojshem per shtepine tuaj.

Pozicioni: Sistemues
Departmenti: Operacional
Vendodhja:  Jumbo QTU

Permbledhja e Pozicionit: Nje Sistemues/e eshte pergjegjes/e per sistemimin e produkteve ne vendet perkatese sipas standardeve  te vendosura nga kompania. Ai/ajo kryen mbushjen e rafteve ne menyre te vazhdueshme dhe eshte pergjegjes per pastertine, si dhe rregullon ne menyre te vazhdueshme departamentin e tij/saj dhe me gjere. Asiston ne shitjen e produkteve sipas kerkeses se klientit duke ju permbajtur standartit te sherbimit ndaj klientit me nje cilesi te shkelqyer komunikimi.

Detyrat

Detyra dhe Pergjegjesi:

  • Sistemon produktet ne raftet dhe ne ishuj ne menyre te vazhdueshme ne fillim te turnit dhe ne vijim sipas potikikes merchandising te kompanise;
  • Ben mbushjen e dyqanit sipas kerkeseave dhe porosive te bera nga supervizori duke asistuar ne te gjitha proceset e punes. (marrja e produkteve, dergesa per salle, sistemimi);
  • Perkujdeset qe produktet te jene te ekspozuara sipas standarteve te kompanise ku perfshihet reklamimi, cmimi dhe sasia;
  • Njeh me se miri produktet e departamentit perkates duke pershire shumeshllojshmerine, sasine, llojet dhe vetite e tyre; Informon klientin mbi produktin me vetite dhe cilesite e produktit bazuar ne kerkesen e tij;
  • Raporton te supervizori/menaxheri i dyqanit per cdo problem ose incident ne lidhje me klientet dhe ndihmon ne zgjidhjen e tij perfundimtare;
  • Ndihmon ne trajnimin e personelit te ri kur i kerkohet nga supervizori dhe ndan vazhdimisht informacionin me punonjesit e ri te departamentit te vet dhe me gjere;
  • Bashkepunon me koleget gjate detyrave operacionale ne dyqan, dhe mban fryme bashkepunuese me departamentet e tjera, supervizoret, menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit.

Kualifikimet

Edukimi: Arsim i mesem ose i larte.
Eksperiencat e punes: Te pakten 1 vit pervoje te meparshme te ngjashem ne kete pozicion.
Kualifikime te tjera:

  • Njohja e gjuhes Angleze dhe/ose gjuhe te tjera do te perbenin avantazh.
  • Njohja e paketes Microsoft Office perben avantazh.

Aftesi te tjera:

  • Aftesi per te punuar me te gjitha mjetet e punes te nevojshme per operimin efikas ne pozicionin perkates;
  • Aftesi per te njohur kodet e produkteve dhe vetite e tyre, si dhe per tja shpjeguar keto klientit dhe te tjereve;
  • Aftesi te shkelqyera komunikimi dhe pune ne grup;
  • Aftesi per tu perballur me situata te ndryshme te momentit;

Menyra e aplikimit*:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem te dergoni CV-ne ne adresen elektronike hr@jumbo.al
*Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqiperise per “Mbrojtjen e te Dhenave Personale”.

Job Detail
  • Offerd Salary0- £15,000
  • Career LevelOthers
  • ExperienceLess than 1 Year
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.