Specialist/e Blerjesh

Punajuaj
  • Post Date: January 5, 2022
  • Apply Before: May 6, 2022
  • Applications 0
  • Views 3
Job Overview

Shoqëria jonë, KEAD, është specializuar në tregtimin me shumicë e pakicë të materialeve te ndertimit,veglave te punes, import/export që prej vitit 1993. Kjo shoqëri është e para që ka sjellë në tregun shqiptar gamën dhe cilësinë e produkteve bashkëkohore persa i perket veglave profesionale
KEAD kërkon të rekrutojë staf energjik dhe ambicioz për të realizuar qëllimet e biznesit.

Pozicioni që kërkohet: Specialist/e Blerjesh.

Detyrat

Detyrat e specialistit të blerjes:
• Identifikimi i nevojave të kompanisë për furnizimin me produktet e nevojshme.
• Kryen porositë, kërkesat dhe negocion për blerjen e produkteve të kompanisë.
• Analizon cmimet e propozuara, kryen raportimeve financiare dhe cdo të dhenë dhe informacion tjetër, për të përcaktuar cmimin me të mirë.
• Ndjek procesin e transportit për në magazinë dhe monitoron ngarkesat për tu siguruar se mallrat vijnë në kohë.
• Përgatit dhe mban një bazë të dhënash për të gjithë furnitorët.

Kualifikimet

•Diplome universitare – preferohet Dega “Administrim Biznesi”.
•Njohuri shumë te mirë të gjuhes angleze.
•Njohuri të mirë të programeve bazë kompjuterike dhe programeve të tjera
•Preferohet të jetë njohes i veglave të punës dhe materialeve të ndërtimit.
•Preferohet te kete njohuri ne fushen e blerjes.

Kërkesa të tjera:
• Aftësi komunikuese, verbale dhe me shkrim me drejtuesit, kolegët dhe individët brënda dhe jashtë kompanise.
• Aftësi analitike efektive dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve.
• Të zoterojë etikë pune dhe integritet.
• Të jetë i/e shkathët dhe i/e motivuar për tu zhvilluar profesionalisht
• Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera të kompanisë.

Të gjithë kandidatet e interesuar janë të lutur të dorëzojnë CV-në në adresën: hr.kead@gmail.com
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience2 Years
  • GenderFemale
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.