Specialist/e Prokurimi

Punajuaj
  • Post Date: December 29, 2021
  • Apply Before: May 27, 2022
  • Applications 0
  • Views 3
Job Overview

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.   Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Specialist/e Prokurimi
Departamenti: Prokurime dhe Logjistikë
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Specialisti i Prokurimit organizon procesin e tenderit, analizon ofertat dhe kostot totale, negocion detajet e kontratës dhe ofron zgjidhje për kompaninë që të përfitojë kostot, cilësinë dhe afatet më të mira për shërbimet, mallrat dhe punimet.

Detyrat

  • Realizon blerjet në kohë, me cilësinë më të lartë të mundshme, me çmimin më të mirë, brenda afateve dhe duke siguruar saktësi e cilësi të procesit të prokurimit për të ofruar vlerën më të favorshme për kompaninë;
  • Identifikon dhe kryen kërkim tregu dhe vlerësim të furnitorëve bazuar mbi çmimin, cilësinë, kapacitetet teknike, mbështetjen, gadishmërinë, besimin, prodhimin dhe kapacitetet e shpërndarjes dhe reputacionin e furnitorit;
  • Përgatit dokumentacionin e tenderit sipas specifikimeve të dërguara dhe kryen komunikimin e këtyre proceseve sipas procedurave të kompanisë dhe Grupit;
  • Analizon ofertat financiare dhe përgatit raportin e procesit të prokurimit dhe jep rekomandimet përkatëse për të përcaktuar ofertën më të favorshme;
  • Monitoron lëvrimet e mallrave për t’u siguruar se dorëzimi kryhet në kohë dhe ndjek zgjidhjen e problemeve përkatëse për vonesat;
  • Komunikon statusin e porosive/ tenderave me menaxherin e projektit dhe kantierit për t’u siguruar se janë zbatuar grafikët e dorëzimit të mallrave/ materialeve;
  • Protokollon çdo proces prokurimi në formë elektronike, krijon dhe ruan kopjet fizike në kohë dhe me saktësi, përditëson raportin e prokurimeve, si dhe siguron që procedura e prokurimit kryhet në sistemin NAV që përdoret për tendera;
  • Plotëson informacionin e kontratave në përputhje me politikat dhe procedurat e kompanisë;
  • Analizon tregun dhe përditëson informacionin në databazën e furnitorëve dhe nënkontraktorëve sipas objektit të aktivitetit;
  • Propozon dhe zbaton me rigorozitet politikat, procedurat e prokurimeve në nivel kompanie dhe grupi;
  • Ndjek të gjitha panairet lokale dhe ekspozitat rreth industrisë së ndëtimit për të marrë më shumë njohuri;
  • Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga eprori.

Kualifikimet

Edukimi: Të zotërojë diplomë në degët Inxhinieri Ndërtimi ose Ekonomike.
Kualifikime të tjera:

  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 vjet;
  • Aftësi analitike për të punuar me furnizues të shumëfishtë, për të përcaktuar marrëveshjet më të mira për kompaninë dhe për të vlerësuar pro dhe kundra për secilën ofertë bazuar në çmimin, cilësinë, shpejtësinë e dërgimit e faktorë të tjerë;
  • Aftësi të mira negociuese dhe bashkëpunuese me furniorët për të krijuar marrëveshjet më të mira;
  • Aftësi shumë të mira në menaxhimin e furnitorëve;
  • Aftësi shumë të mira organizative, duke përfshirë planifikimin e punës dhe vendosjen e prioriteteve;
  • Aftësi për t’u orientuar tek detajet;
  • Afësi për zgjidhjen në mënyrë efikase të problematikave që mund të rezultojnë gjatë punës;
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe komunikuese;
  • Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të marrë iniciativë;
  • Njohuri të mira të tregut në fushën e blerjeve dhe prokurimeve;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Të zotërojë patentë të vlefshme drejtimi të automjetit;

Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresën e email-it hr@manetci.al me subjekt MTCI Specialist Prokurimi.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur ngaKuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience3 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.