Specialist Finance ne Raportim dhe Buxhetim

Application deadline date has been passed for this Job.
This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: December 17, 2021
  • Applications 0
  • Views 48
Job Overview

DIGICOM është një nga kompanitë më inovatore të komunikimit në Shqipëri. Kemi investuar për një rrjet të qëndrueshëm duke përdorur vetëm teknologjinë e rrjetit me fibra optike. Jo shumë kompani kanë shansin për të ndryshuar jetën e njerëzve nëpërmjet inovacionit.
Ne e bëjmë!
Specialist Finance ne Buxhetim dhe Raportim

Përshkrim i përgjithshëm Specialist Finance ne Buxhetim dhe Raportim është përgjegjës për planifikimin, mbikëqyrjen dhe raportimin financiar. Personi është përgjegjës për të mbështetur Finance Manager në planifikimin dhe marrjen e vendimeve duke identifikuar, mbajtur, vlerësuar informacionin dhe rekomanduar veprime për mbarëvajtjen financiare të shoqërisë. Personi me statusin Specialist Planifikimi dhe Raportimi do të mbajë kontakte të vazhdueshme me Finance Manager dhe drejtuesit e departamenteve të tjera. Ky pozicion angazhohet për të siguruar pajtueshmërinë me afatet e ngushta kohore.

Detyrat

Detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat

  • Ndërton bazën e të dhënave financiare duke identifikuar burimet e informacionit, grumbullimin, verifikimin dhe mbështetjen e të dhënave.
  • Përgatit raporte financiare duke mbledhur, formatuar, analizuar dhe shpjeguar informacionin.
  • Ofron analiza mujore të rezultateve financiare në krahasim me buxhetin.
  • Ofron mbështetje dhe analiza strategjike te Finance Manager në fushat e operacioneve financiare.
  • Vlerëson planet e mundshme duke identifikuar rezultatet dhe kthimet e mundshme.
  • Rekomandon veprime financiare duke vlerësuar mundësitë në lidhje me qëllimet e organizatës.
  • Menaxhon përgatitjen dhe komunikimin për të gjitha raportimet financiare të brendshme dhe të jashtme.
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera brenda kompanisë për hartimin e buxhetit vjetor;
  • Mbështetja në projekte të veçanta dhe përmirësimi i procesit të punës. 

Kualifikimet

Edukimi: Arsim i lartë, Dega Ekonomi Finance 
Eksperienca Profesionale:

  • Pozicioni është i përshtatshëm për individë me eksperiencë +4 vjeçare në Departamentin e Financës.
  • Gjithashtu, pozicioni kërkon aftësi të forta komunikimi dhe raportimi.

Aftësi dhe Cilësi:     

  • Aftësi të mira komunikimi – ndërpersonale, të shkruara dhe verbale.
  • Njohje shume te mire te programit Financa 5/ ALPHA Aftësi shumë të mira kompjuterike. (Microsoft Office)
  • Kuptim i mirë i parimeve të kontabilitetit dhe auditimit, buxheteve, parashikimeve dhe kontrollit të kostos.
  • Njohja e metodave dhe procedurave të kontabilitetit.
  • I aftë të organizojë punën duke përmbushur afatet.
  • Integritet i lartë, aftësi shumë të mira organizuese.
  • Aftësi të mira negociuese, organizative, planifikimi dhe analitike.
  • I aftë për të punuar me mbikëqyrje minimale.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.

Email: hr@digicom.al

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience4 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYFinance
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.