Job Overview
Porsche Finance Group (PFG AL) shpall njoftim për pozicionin vakant të specialistit për Menaxhimin e Kontratës
Periudha e punësimit : 14 muaj
Raporton pranë Drejtorit Lokal
Detyrat
- Te angazhohet per mbledhjen dhe kontrollin cilësor të dokumentacionit, për aplikimet në proces, sipas procedurave të brendshme të PFG AL
- Përgatitja e analizës financiare për aftesitë paguese të klientit sipas procedurave të brendshme të kompanisë
- Është ne kontakt me strukturën e shitjes për statusin e procesit të aplikimit, dokumentacionin në lidhje me regjistrimin dhe dorëzimin e mjetit, kontratën dhe dorëzimin e dokumentave të tjerë sipas procedurave të brendshme të kompanisë
- Përgatit, plotëson dhe menaxhon dokumentacionin e nevojshëm në dosjen e klientit për procesin e arkivimit
- Ndjek të gjitha procedurat në lidhje me kërkesat e klientëve në mbyllje kontrate ose tjetërsim sipas procedurave të brendshme të kompanisë.
- Monitoron, mirëmban dhe përditëson të dhënat e databazes së klientëve në sistemet e brendshme të kompanisë
- Identifikon dhe zgjidh cdo kërkesë ose ankesë të klientëve, duke bashkëpunuar edhe me struktura dhe departamente të tjera nëse është e nevojshme.
- Ruajtja e niveleve të larta të konfidencialitetit dhe sigurimi i cilësisë në shërbimin e klientit
Kualifikimet
- Diplomë Universiteti në Ekonomi
- Të ketë minimumi 4 vite eksperiencë në sektorin bankar në shërbimin me klientët.
- T’u ofrojë shërbim cilësor klientëve.
- Njohuri gjithëpërfshirëse për punën në sistemin bankar dhe financiar, duke përfshirë njohjen e rrezikut të kredisë, politikave dhe rregulloreve të ndryshme, si dhe kuadrin ligjor.
- Aftësi të shkëlqyera analitike, duke përfshirë aftësitë në MS Excel dhe përgatitjen e pasqyrave financiare për analizën financiare.
- Aftësi shumë të mira në komunikimin me shkrim, njohuri verbale dhe jo-verbale në anglisht
- Aftësi të shkëlqyera pune në grup
- Aftësi shumë të mira organizative dhe punë të pavarur gjatë kryerjes së detyrës
Personat e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar brenda datës 26.11.2021, dokumentat si më poshtë
- Leter “Shprehje Interesi” për pozicionin (Anglisht)
- CV (Anglisht)
Kontakt: info@porscheleasing.al
Vetëm kandidatet e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
Job Detail
-
Offerd Salary0- £15,000
-
Career LevelManager
-
Experience4 Years
-
GenderBoth
-
INDUSTRYManagement
-
QualificationDiploma